Skip to content

Nishani: Pavarësi, paanshmëri dhe eficencë për drejtësi të shëndoshë

May 15, 2013

Gjatë Konferencës Kombëtare, “Lidershipi gjyqësor”, kreu i Shtetit Bujar Nishani e ndali vëmendjen e tij tek disa standarde që duhet të arrijë sistemi i drejtësisë, të cilat sic tha ai janë edhe njësia matëse për një sistem të shëndoshë drejtësie.

“Pavarësia, paanshmëria, përgjegjshmëria dhe eficenca janë standardet që përfaqësojnë njësitë matëse të drejtësisë së shëndoshëm. Këto nuk kërkohen vetëm nga ndërkombëtarët dhe qytetarët por edhe nga vetë drejtuesit e gjykatave shqiptare. Gjykata në ushtrimin e detyrës për zbatimin e ligjit duhet të garantojë drejtsinë individuale, mbrojtjen e ushtrimit të së drejtës, të mbrojë individin nga arbitrariteti qeverisës, të funksionojë si institucion i paanshëm dhe i pavarur, i ndarë nga pushtet. Baza kushtetuese dhe ligjore dikton një gjyqtar të pavarur, por jo autonom për sa i përket imunitetit”, tha ai.

Sipas Nishanit, “Të gjithë njerëzit duhet të trajtohen si të barabartë, pa diskriminime. Roli i drejtuesit të gjykatësit është i gjithanshëm”, tha ai.

Duke u ndalur tek cilësitë e një kryetari gjykate, Nishani përmendi se, “Duhet të ketë integritet të lartë profesional dhe moral, por po shkojmë përtej këtyre dhe kërkojmë edhe shpirtin e iniciativës, aftësi të komunikimit, aftësi humane dhe vendimmarrëse. Duhet dikush me aftësi menaxheriale në krye të gjykatës”

Më tej kreu i shtetit tha se gjykata duhet të kthejë besimin e qytetarëve tek to si dhe të dijë të reagojë ndaj presioneve që i bëhen prej politikës.

“Duhet të rritet transparencës, menaxhim sa më eficent të cështjeve gjyqësore. Gjykatat të evidentojnë vendimet e gabuara dhe të padrejta që i mohojnë lirinë qytetarëve”, tha Nishani.

Krerët e gjykatave të nxisin marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet e tjera, por edhe me partnerët ndërkombëtarë. Besoj në konsolidimin e mëtejshëm të sistemit”, tha ai më tej.

HALIMI: OPOZITA DËMTON SISTEMIN E DREJTËSISË, DUKE BLLOKUAR LIGJIN E GJYKATËS SË LARTË
I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Eduard Halimi i cili duke folur për reformat në ssitemin e dretjësisë tha se ato nuk kanë vlerë nëse nuk pranohen prej gjyqtarëve.

“Karrigia e kryetarit të gjykatës nuk është një fat. Ne mbajtëm premtimet e bëra për ta reformuar këtë sistem por përmirësimi duhet të vazhdojë edhe me mbështetjen tuaj. Ky sistem duhet të bëhet gjithnjë e më transparent që të monitorohet më mirë. Të ndahen gjyqtarët e aftë nga ata të paaftët”, tha Halimi.

Halimi theksoi se udhëheqja e mirë e çdo gjykate shërben jo vetëm si një fytyrë e mirë e sistemit të drejtësisë por është një gjenerator në përmirësimin e imazhit dhe besimit të publikut tek ky sistem.

“Një vit më parë premtuam disa reforma që do të ndihmonin në përmirësimin e sistemit të drejtësisë. Ju premtuam juve dhe qytetarëve se do ti kryenim këto reforma, për të ndikuar dhe tek besimi publikut tek drejtësia. Sot pas një viti ne i mbajtëm premtimet tona. Dhe kjo falë mbështetjes suaj” tha Halimi.

Ministri i drejtësisë solli në vëmendje reformat e ndërmarra gjatë këtij viti të cilat morën një vlerësim pozitiv në progres raportin e BE-së. Ai përmendi dixhitalizimin e sistemit të drejtësisë, rishpërndarjen e gjyqtarët për ta bërë më efiçent sistemin, ligjin për administratën gjyqësore, miratimin e paketës civile dhe penale, përmirësimin e statusit te gjyqtarit.

Kreu i drejtësisë duke u ndalur tek Gjykata e Lartë tha se opozita e ka dëmtuar sistemin e drejtësisë, duke mosvotuar ligjin për të, që qëndron me muaj në Parlament.

“Ligji i Gjykatës së Lartë vazhdon të bllokohet nga opozita, duke i bërë dëm jo vetëm integrimit por edhe drejtësisë. Të vendosësh kushte është ta shohësh drejtësinë si të bësh pazare, kjo një thikë në zemër drejtësisë. Gjykata e Lartë duhet të jetë një gjykatë karriere”, tha ai

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: