Skip to content

Obama dhe Cameron i kërkojnë Rusisë të ndryshojë qëndrim ndaj Sirisë

May 15, 2013

Obama dhe Cameron i kërkojnë Rusisë të ndryshojë qëndrim ndaj SirisëUASHINGTON – Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kryeministri britanik, David Cameron kanë vendosur të “rrisin presionin” ndaj Assadit dhe të nxisin Moskën të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj çështjes siriane.
“Së bashku ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të rritur presionin ndaj regjimit, për t’u siguruar ndihmë humanitare sirianëve, të përforcojmë opozitën dhe të përgatitemi për një Siri demokratike pa Bashar al-Assadin”, deklaroi Obama në një konferencë shtypi.
Tri ditë pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin, Cameron u shpreh se “historia e Sirisë është duke u shkruar me gjakun e popullit të saj dhe kjo po ndodh para syve tanë”.
Kryeministri, pas një takimi me Obamën në Shtëpinë e Bardhë, vuri në dukje se Rusia dhe SHBA-ja kishin rënë dakord javën e kaluar për rifillimin e procesit të mbiquajtur “Gjeneva” për një tranzicion politik në Siri, me shpresë për të organizuar një konferencë ndërkombëtare për këtë çështje.

From → Bota, Europa, SHBA

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: