Skip to content

Shfaqet pas 50 vitesh mushkonja e malaries

May 15, 2013

Shfaqet pas 50 vitesh mushkonja e malariesVLORE- Pas më shumë se 50 vjetësh, mushkonja e malaries (Anofele) është rishfaqur sërish në rajonin e Vlorës duke bërë që të kthehet rreziku i sëmundjes famëkeqe të malaries, e cila, si pasojë e bonifikimeve nuk ekzistonte që prej viteve ’60. Alarmi vjen nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Vlorë. Pas studimeve të kryera nga ana e specialistëve të kësaj drejtorie, insekti është pikasur në dy zona, atë të Orikumit dhe Cekovinës, që ndodhet pranë Nartës. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që prania e saj të jetë edhe në zona të tjera. Mjeku i DSHP-së Vlorë, Agron Bashllari shprehet se zonat më të mundshme që mund të kenë praninë e këtyre mushkonjave janë kënetat, si dhe kanalet. Pavarësisht se është konstatuar prania e insektit të malaries, deri tani nuk është konstatuar asnjë rast i kësaj sëmundjeje, që mund të jetë transmetuar apo marrë nëpërmjet mushkonjave. Bashllari pohon se të vetmet raste me malarie kanë qenë ato të punëtorëve që janë kthyer nga vendet e Afrikës, të cilët, pas konstatimit janë dërguar në Tiranë për kurim të specializuar. Ndërkaq, Bashllari bën apel për marrjen e masave nga ana e vendorëve. “Nevojiten një sërë masash, të cilat duhet të merren jo vetëm nga institucionet përkatëse vendore, por edhe nga bizneset, të cilat duhet të dezinfektojnë ambientet e tyre. Po kështu, edhe vetë qytetarët duhet të evitojnë qëndrimin në orët e pikut të mushkonjave pranë vendeve ku ato qëndrojnë, si ato që kanë ujë të ndenjur, moçale, këneta, apo dhe vetë nuk duhet të mbajnë ujë të ndenjur në banesat e tyre”, – shprehet Bashllari. Ai sqaron se në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 1993, komunat dhe bashkitë duhet të ndërmarrin masa për dezinfektimin e zonave të riskut. Ndërkaq, pas alarmit të vënë nga DSHP-ja, Prefekti ka thirrur një mbledhje, e cila pritet të zhvillohet sot, për ngritjen e një grupi pune për zgjidhjen e situatës.

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: