Skip to content

Sondazh, shumica e çekëve kundër euros, sllovakët e mbështesin

May 15, 2013

Sondazh, shumica e çekëve kundër euros, sllovakët e mbështesinÇekët nuk janë shumë në favor të monedhës së përbashkët evropiane, nga ana tjetër fqinjët e tyre sllovakë në një kuadër kompleks shprehen të kënaqur për miratimin e përdorimit të saj në vendin e tyre, sipas një sondazhi të realizuar nga agjencia ”Nms Market Research”, në Republikës Çeke dhe në Sllovaki. 
Nga të dhënat rezulton se vetëm 7 për qind e çekëve do të ishte pro vënies në përdorim të monedhës evropiane, ndërsa 77 për qind e tyre preferon ruajtjen e monedhës kombëtare, koronës çeke. 
Republika Çeke, anëtare e BE-së që prej vitit 2004, ende nuk i ka përcaktuar temrat për miratimin e euros. 
Presidenti Milosh Zeman ka përsëritur disa herë faktin që vendi mund të bëhej një anëtar i rajonit të eurozonës brenda pesë viteve, por Banka e Emetimit Çek (CNB) e sheh një eventualitet të tillë me një skepticizëm të theksuar. 
Në Sllovaki, vend i anëtarësuar në rajonin e zonës euro në vitin 2009, 51 për qind e të intervistuarve u shpreh në favor të euros. 
Rikthimi në monedhën kombëtare do ta mbështesnin jo më shumë se një e treta e sllovakëve, kryesisht të rinjtë dhe shtresa me një arsimim të ulët.

From → Europa

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: