Skip to content

Zgjedhjet, Engel: Fituesi duhet të respektohet nga të gjithë dhe të marrë pjesë në Kuvend

May 15, 2013

Zgjedhjet, Engel: Fituesi duhet të respektohet nga të gjithë dhe të marrë pjesë në KuvendSHBA- Eliot Engel, ligjvënës në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, paralajmëroi se Bashkimi Evropian do të vëzhgojë zgjedhjet e 23 qershorit me qëllim marrjen e një vendimi nëse Shqipëria është e gatshme të marrë statusin e vendit kandidat. Vlerësimi sipas Eliot do të bazohet në masë të madhe në mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Do të ketë ndikim shumë shumë të madh, e di që të gjithë i kanë sytë andej. Kishim një dëgjim javën e kaluar në Komitetin e Helsinkit për zgjedhjet në Shqipëri. Shpresoj që zgjedhjet të ecin mbarë dhe shpresoj që kushdo që fiton të jetë fitues dhe të mos ketë mashtrime. Shqipërinë, e cila sot është një anëtare krenare e NATO-s, isha shumë i lumtur ta shihja duke hyrë në NATO dhe do të doja ta shihja që të anëtarësohet edhe në BE. Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë këto zgjedhje dhe do të vendosë nëse Shqipëria është kandidate për anëtarësim në BE, bazuar në masë të madhe në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve”, theksoi Engel.

Ligjvënësi amerikan, duke komentuar situatën e krijuar në KQZ, tha se shpreson se mosmarrëveshjet të adresohen teksa shtoi se BE pret që fitorja të respektohet nga të gjithë.

“Shpresoj që mosmarrëveshjet që ekzistojnë tani në Shqipëri në raport me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe mosmarrëveshjet e tjera do të adresohen. Shpresoj që kushdo që fiton, të ketë një fitore që do të respektohet nga të gjithë. Nuk mund t’i kemi konfrontimet që patëm para disa vjetësh, nuk mund të kemi një situatë në të cilën një parti politike nuk merr pjesë në Kuvend, cilado parti politike qoftë ajo. Kushdo që zgjidhet duhet të marrë pjesë në Kuvend. Shqipëria duhet ta dëshmojë se e meriton t’i bashkohet BE-së dhe zgjedhjet do të zënë një pjesë të madhe në gjykimin e BE-së për kandidaturën e Shqipërisë. Unë mendoj se Shqipëria duhet të jetë kandidate. Do të doja të shihja si Shqipërinë, ashtu edhe Kosovën, por për Shqipërinë këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe mbarë bota i ka sytë nga këto zgjedhje”, theksoi Engel.

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: