Skip to content

Jetëgjatësia e shqiptarëve në rritje

May 16, 2013

Jetëgjatësia e shqiptarëve në rritjeTIRANË– Ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë plakje të popullsisë, nga ana tjetër ka një rritje të jetëgjatësisë mesatare të popullsisë, e krahasueshme kjo me vendet e zhvilluara.

Kështu, sipas ministrit të Shëndetësisë, Halim Kosova, “jetëgjatësia e pritshme është 77.7 vjet, më e lartë se në rreth 9 vende anëtare të Bashkimit Evropian”. Ndërkohë, të dhënat shëndetësore tregojnë se femrat kanë jetëgjatësi më të madhe se meshkujt.

Nga ana tjetër, vdekshmëria totale është 5.5-5.8 për 1000 banorë, më e ulët se në të gjitha vendet ish- komuniste.

Vendi ka një popullatë të moshuar në masën 12 %, por përllogaritjet e ndryshme tregojnë se pas vitit 2020 të arrijë në rreth 20 %.
Moshimi i popullsisë është një fenomen global. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, popullsia e moshuar në botë, 60 vjeç e lart, është duke u rritur me shpejtësi. Në vitin 2050 rreth 80 % e njerëzve të moshuar do të jetojnë në vendet më pak të zhvilluara. Moshimi i popullsisë po ndodh paralelisht me urbanizimin e shpejtë: nga viti 2007 më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete dhe në vitin 2030 kjo shifër pritet të rritet në më shumë se 60%.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: