Skip to content

Kanceri i gjirit, studimet: Mos qëndroni gjatë ulur

May 16, 2013

Kanceri i gjirit, studimet: Mos qëndroni gjatë ulurNumri i të infektuarave me kancerin e gjirit është në rritje. Kjo e bën akoma më të domosdoshëm mjekimin i cili është i kushtueshëm. Pas ndërhyrjeve kirurgjike terapia me rrezatim në gjoks është përdorur shpesh. Kjo me qëllim pakësimin e mundësive të kthimit të kancerit në indet e mbetura të gjirit.

Një studim i publikuar në revistën mjekësore të Nju Englandit konstaton se rrezatimi, megjithëse është efektiv kundër kancerit të gjirit, rrit rrezikun për sëmundje në zemër. Kjo ndodh pasi rrezet depërtojnë në zemër dhe në arteriet për rreth. Situata është më rrezikshme tek gratë që marrin rrezatim në gjirin e majtë, pasi është më afër zemrës. Kjo është me rrezik të lartë.

Por sa mund të zgjasin këto rreziqe? Mund të zgjasin për dekada pas mbarimit të trajtimit me rreze. Por përfitimet peshojnë më shumë sesa rreziqet. Ka shumë mënyra për të monitoruar e për të administruar terapitë rrezatuese që të zvogëlohet rreziku për prekjen e zemrës.

Forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës është melanoma, kanceri i lëkurës diagnosikohet në mënyrë tipike midis moshës 45 deri në 55 vjeçe. Por dermatologët thonë se kjo sëmundje po prek edhe moshat e reja 25-30 vjeç. Në klinikat e tyre mjekët dermatologë kanë diagnostikuar raste të tilla. Të dhënat tregojnë se numri irasteve të tilla është në rritje 5-7 vitet e fundit. Dyshohet se shkaqet kryesore vijnë nga shtetërit rrezitës që përdoren kryesisht në dimër si dhe zëvendësues të ër rrezet e diellit me qëllim që lëkura të marrë një ngjyrë.

Rrezatimi i trupit me rreze artificiale ka anë pozitive, personi duket dhe ndjehet mirë. Por çfarë thonë ekspertët? Ekspertët e sëmundjeve thonë se përbëjnë rrezik.

Dëshmi të tjera thonë se qëndrimi ulur dëmton rëndë shëndetin, në mënyrë të veçantë te gratë e moshuara.

Një studim në revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë duke u mbështetur në një sondazh mes 71 mijë grave nga mosha 50 deri në 79 vjeç u pyetën se sa orë në ditë qëndronin ulur. Ky studim zgjati 12 vjet.

Shkencëtarët zbuluan se gratë që qëndronin ulur për 10 orë ose më shumë në ditë ishin në rrezik për të pësuar goditje në zemër ose në tru, rreziku ishte më lartë veçanërisht për gratë mbipeshë dhe mbi 70 vjeç. Gratë që qëndronin ulur mbi 5 orë përbënin 63% të grave të intervistuara.

Këshillohet ngritja herë pas here nga qëndrimi ulur, qoftë edhe thjesht duke qëndruar në këmbë ose duke kryer ecje të shkurtëra mund të sjellë ndryshime pozitive në shëndet.

Advertisements

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: