Skip to content

Korrja e Viagrës mbyll shkollat në Himalaje

May 16, 2013

Korrja e Viagrës mbyll shkollat në HimalajeTIBET-Bima që prodhon nje lloj viagre ne Azi ka shkaktuar një mbyllje masive të shkollave në Himalaje. Nxënës që mbledhin kërpudhën afrodiziake kanë vërshuar maleve në zonat e Nepal e Tibet për të mbledhur Yarchagumba, bimën që prodhohet vetëm në stinën e Pranverës.

Kjo lloj kërpudhe është quajtur si ‘Viagra e Himalejeve’, bimë e cila ka një kërkesë të madhe nga tregjet e Kinës dhe tregje të tjera të Azisë. Një kilogram e kësaj bime kushton jo pak, por 20 mijë dollarë.

Kerpudha afrozodiake
bima afrozodiake
Zyrtarë të rajonit të Jajarkot thanë se rreth 8 mijë studentë janë ngjitur maleve dhe livadheve dhe se shkollat për këtë arsye kanë parë të arsyeshme të mbyllen.

Prindër e mësues i janë bashkuar më pas grupeve të të rinjve për të kërkuar bimën.

Ata theksuan se sado që u përsëritën fëmijëve dhe studentëve thirrjet që të mos dalin për të korra, ata nuk ua vënë veshin ndaj mësimet e prapambetura bëhen në vjeshtë, sepse pranvera i gjen maleve.

Edhe pse nuk ka asnjë publikim zyrtar mbi këtë afrozodiak, herbalistët kinezë besojnë se ajo rrit performancën seksuale.
Nga puna e fëmijëve një prind mund të fitojë 100 mijë rupi ose 1 mijë dollarë në stinë,bën të ditur DailyMail.

Kjo lloj kërpudhe zihet me ujë dhe bëhet caj ose përdoret në supëra, madje përdoret dhe për të kuruar një mori sëmundjesh.

Në vitin 2011, 19 fshatarë u dënuan nga një gjykatë nepaleze sepse vranë një grup fermerësh që korrnin bimën afrozodiake, me qëllim vjedhjen e tyre.

Advertisements

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: