Skip to content

Makina fluturuese vjen së shpejti?

May 16, 2013

Makina fluturuese vjen së shpejti?SHBA- John McGinnis ka shpenzuar më shumë se dy dekada për të mësuar inxhinierinë aeronautike dhe tani ai mendon se ka një përgjigje për dilemën e makinave që flutuojnë.

Pas leximit të një studimi të NASA-së që sfidoi ekuacionin tradicional për tërheqjen aerodinamike, McGinnis besonte ai më në fund e gjeti përgjigjen për krijimin e një automjeti fluturues që është i lirë, i sigurt, efikas, i qetë, dhe i cili lehtësisht mund të rehatojë një familje katër anëtarëshe.

Aeroplanin e tij veturë, McGinnis e ka quajtur Synergy. Inovacioni i saj më i madh është se krahët e këtij aeroplani-veturë janë të projektuara në formë të kutisë për tërheqje minimale dhe efikasitet maksimal gjatë rrëshqitjës në ajër.

Krahët e aeroplanit-veturë shndërrohen në formë të kutisë gjatë ngritjes, dhe sapo automjeti fluturues të jetë në ajër, krahët shtrihen dhe zgjerohen automatikisht, ndërsa gjatë aterrimit, krahët e Synergy përsëri mblidhen dhe palohen në vendin e vet.

Synergy është i pajisur edhe më një kompjuter autopilot i cili ndihmon drejtuesin e saj gjatë aterrimit, dhe një parashutë balistike, e cila hapet vetëm në rast emergjence.

From → Shkencë

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: