Skip to content

CEZ nis arbitrazhin kundër Shqipërisë, mund të kërkojë shumën 190 mln euro

May 17, 2013

CEZ nis arbitrazhin kundër Shqipërisë, mund të kërkojë shumën 190 mln euroTIRANE-Pas heqjes së licenës nga qeveria shqiptare, hakmerret kompania ceke e energjitikës, CEZ. Kompania e udhëhequr nga shteti çek, CEZ tha se i ka nisur procedurat e arbitrazhit kundër Shqipërisë për të kërkuar dëmshpërblim, pasi shteti shqiptar ia hoqi licencën e shpërndarjes, njofton AFP.

CEZ bëri të ditur në një deklaratë se ‘Shqipëria ka dështuar të mbrojë investimet e kompanisë, që njihej si distributori CEZ Shpërndarje.” CEZ nuk ka sqaruar shumën e kërkuar, por mediat çeke thonë se mund të jetë deri në 190 milionë euro.

Kompania ka paguar 102 milionë euro për të marrë monopolin e distribucionit të energjisë në vitin 2009, derisa shteti ka pasur 24 për qind të aksioneve.

Pas përplasjeve me qeverinë e Tiranës dhe të zyrtarëve energjetikë, CEZ tha në fund të vitit të kaluar se do të shesë aksionet e kompanisë në Shpërndarje.

Më pas, në muajin janar, rregullatori i energjetikës i ka hequr licencat CEZ-it, duke e fajësuar për mungesë energjie dhe uji në disa rajone.
CEZ ka argumentuar se u ka ndërprerë energjinë konsumatorëve vetëm për shkak të faturave të papaguara.

Kompania, në të cilën shteti i ka 70 për qind të aksioneve, vepron në 10 shtete, kryesisht në Evropën lindore dhe qendrore.

Por, problemet e CEZ nuk mbaruan me Shqipërinë. Një tjetër shtet, Bullgaria u përfshi nga protestat për shkak të kësaj kompanie dhe cmimit me të cilën shiste energjinë elektrike. Populli bullgar u ngrit në protesta, të cilat cuan deri në dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie të re.

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: