Skip to content

FRD, Oketa në “News24”: Do marrim nga 1 mandat në çdo qark, i kemi mundësitë

May 17, 2013

FRD, Oketa në “News24”: Do marrim nga 1 mandat në çdo qark, i kemi mundësitëTIRANE – Sekretari i përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa shpreh besimin se Fryma e Re Demokratike i ka të gjitha mundësitë për të siguruar minimalisht nga një mandat në çdo qark në zgjedhjet e 23 qershorit. I ftuar në rubrikën “Opinion” me gazetaren Ola Bruko në “News24”, Oketa hodhi poshtë zërat që flasin largimin e Aleksandër Biberajt nga FRD-ja, duke theksuar se mospërfshirja e tij në lista ishte një kërkesë e personale e nënkryetarit të FRD-së. Sipas Oketës, zoti Biberaj vijon të kryejë detyrën e tij në postin e nënkryetarit të FRD-së.

Ju thoni që zoti Biberaj mban postin e nënkryetarit të FRD ende. Nga informacioni që kam unë e di që ai ka pakënaqësi. Kur thoni se ai mban këtë post, doni të thoni se ai vjen në punë rregullisht? 
Unë nuk mund të flas në emër të zotit Biberaj. Ajo që mund të them është vlerësimi maksimal për të. Përveç zotit Biberaj ka emra të tjerë që kanë preferuar të qëndrojnë jashtë listave. Një pjesë e atyre emrave që ju nuk i gjeni në ato lista do të jenë emra potenciale në poste ekzekutive. Biberaj nuk është përjashtuar nga listat e FRD-së. Ka qenë pjesë e listave, por ka gjykuar se duhet të kishte një pozicion të ndryshëm nga ai që ishte vendimi i shumicës dhe ka marrë vendimin e tij, duke preferuar të mos jetë pjesë e listave. Këtu mbaron historia. Në emër të zotit Biberaj mund të flasë vetë ai, unë nuk kam asnjë lloj atributi për të folur në emër të tij.

Pse zoti Biberaj nuk është krah jush në fushatë?
Thërriteni zotin Biberaj dhe pyeteni. Ka çështje më të rëndësishme për të folur. Unë jam i gatshëm të flasim deri nesër në mëngjes për mënyrën se si janë ndërtuar këto lista. Kemi dalë me një program të bërë publik, ndërkohë që forcat e tjera vetëm bëjnë deklarime, por nuk i kanë të shkruara në asnjë lloj dokumenti.

Emra të tjerë që nuk janë përfshirë në lista, janë zoti Krasniqi, zonja Bogdani…
Zonja Bogadani do të jetë zëri, imazhi i Frymës së Re Demokratike për publikun. Zoti Krasniqi, do ta shikoni që sot do të jetë me zotin Topi në Lezhë.

Si po shkon fushata elektorale në përgjithësi?
Fushata po shkon mirë, brenda parametrave që ne kemi parashikuar. Të gjithë kandidatët tanë tashmë janë në terren, në qarqet përkatëse. Përsa i përket mbulimit mediatik, hapësira për FRD është një hapësirë disi e kufizuar, por gjithsesi kjo nuk na bën pesimist. Ndjehet një lloj lodhjeje e qytetarëve nga konsumi politik. Fillojnë emisionet që në 7 të mëngjesit deri në 23 të mbrëmjes, politikë, politikë dhe gjatë këtij orari shihet vetëm një individ i vetëm në 6 apo 7 aktiviteteve. Një strategji e tillë në gjykimin tim shpesh herë bën edhe efektin e kundërt. Ka raporte, shifra që flasin për një varfëri gati gati ekstreme. Dua t’ju përgëzoj, ose shpreh solidaritetin tim për kronikën që dhatë për Mejsin e vogël. Por besoj se do të ishte në nderin e qeverisë shqiptare që ato shpenzime që bën për spote të panevojshme t’i jepte për raste të tilla.

Qarku i Durrësit, ku ju kryesoni listën për FRD mbart një përballje të fortë mes kandidatësh. Nga PS është zoti Klosi, nga PD zoti Halimi, Lefter Koka nga LSI dhe Agron Duka i PR. Si e ndjeni veten midis këtyre emrave të fortë?
Nga njëra anë duhet të konsiderohet një gjë krejt normale. Është një qark i rëndësishëm dhe forcat politike përfaqësohen me ata kandidatë që presupozohet se i maksimalizojnë votat. Besoj se gjatë gjithë këtyre 8 viteve që unë kam qene përfaqësues i Durrësit në Kuvendin e Shqipërisë, besoj se kam bërë maksimumin për të përfaqësuar në mënyre dinjitoze qytetarët e qarkut të Durrësit. Besoj se kam dëshmuar se më i rëndësishëm është pozicioni i qytetarëve. Ndjej në terren se qytetarët do të më mbështesin me votë. Nuk është thjesht një çështje emrash. Për të qenë i sinqertë është e sigurt që kuvendi mund të funksionojë dhe pa secilin nga ne të katërt. Këtu nuk flitet për emrat tanë. Secili nga ne ka pasur kohe vite më parë për të dhënë testet e tyre. Unë gjykoj se 23 qershori është një test moral për shoqërinë shqiptare. Unë e kam krenari dhe privilegj të përfaqësoj një qark si ai i Durrësit. Ky sistem po shfaq shenja të një totalitarizmi të theksuar. Ndjehem shumë i keqardhur kur votues të djathtë kanë filluar në shenjë dëshpërimi gati gati të shprehin nota nostalgjie për periudhën e Enver Hoxhës. Kjo është mënyra më e keqe për të mbyllur një karrierë politike. I referohem karrierës së kryeministrit Berisha. Gjykoj se është e pashmangshëm largimi i tij me votë në 23 qershor.

Sa mandate prisni të merrni në Durrës, 1 apo më shumë?
Parashikojmë të marrim 2, ose diçka më shumë mandate.

Po në rang vendi?
Besojmë fort se në të gjitha qarqet, pa përjashtuar askënd, jemi besimplotë se në të gjitha qarqet janë të gjitha mundësitë për të marrë minimalisht një vend. Nëse i referohemi Tiranës, mundësitë janë për më shumë përfaqësim. Data 23 po vjen, ditët kalojnë shpejt dhe nëse i kthehemi qarkut të Durrësit, unë dhe ekipi i FRD përfaqësojmë denjësisht qarkun e Durrësit. Qytetarët do të gjejnë të gjitha motivet për të na votuar ne dhe jo forca të tjera politike. Nëse i referohemi maxhorancës aktuale, ajo e kërkon fitoren në zona rurale. Meqë në Durrës ka dhe kryetarin e Partisë Agrare, PD duket të rishikojë dhe emrin e saj, pasi nga forcë që mbështetej në qendrat e mëdha urbane, ka kaluar në një force që tashmë mund të quhet parti agrare. Në lista gjen emra që nuk kanë asnjë lidhje me qytetin e Durrësit. Mund të bësh kritika për cilëndo listë, përfshirë edhe listën tonë, pasi nuk ka gjera ideale, por t’ju them të drejtën nëse nuk ndryshon kodi zgjedhor pas këtyre zgjedhjeve gjykoj se para se emrat e kandidatëve të vihen në listë duhet bërë detyrimisht një test inteligjente për kandidatët që vendosen në lista.

Ka patur të pakënaqur që janë përjashtuar nga listat e PD, që janë afruar me FRD?
Nuk ka pasur asnjë lloj kontakti. Nuk bëj pjese tek ata politikanë që bëjnë diversione politike. Një gjë mund të them me bindje, pavarësisht nëse janë përfshirë apo jo në lista, ju them me bindje se kanë pasur pakënaqësi qoftë për mënyrën se si ka funksionuar grupi parlamentar apo qeveria. Ndoshta jemi rasti i vetëm ku këtej trumbetohet se kjo është një legjislaturë e suksesshme dhe nga ana tjetër përjashtohen nga listat të gjithë kryetarët e komisioneve parlamentare. Të bësh një përjashtim të tillë, të përjashtosh gati gjysmën e grupit parlamentar, në të dyja krahët, por përgjegjësia më e madhe bie mbi maxhorancën, të mos përfshish asnjë nga kryetarët e komisioneve në listë dhe të pretendosh se ka qenë një legjislaturë e suksesshme. Nuk e di se ku i gjen këto argumente dhe të dalë para qytetarëve me një pretendim te tillë. Ose ka humbur kontaktin me realitetin ose i konsideron qytetarët si njerëz që nuk dëgjojnë se çfarë u thonë. Pala tjetër merr në koalicion një forcë qeverisëse dhe kjo forcë akuzon qeverinë, sikur për katër vite nuk ka qenë aty.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: