Skip to content

Zbulohet Qyteti i Bardhë, është i mbushur me florinj

May 17, 2013

Zbulohet Qyteti i Bardhë, është i mbushur me florinjShkencëtarët besojnë se më në fund mund të kenë zbuluar “Qytetin e bardhë të floririt”, i cili ka torturuar kërkuesit e arit dhe shkencëtarët prej më shumë se 500 vjetësh. Një ekip shkencëtarësh besojnë se ky qytet është zbuluar në Honduras, duke përdorur skanerë të teknologjisë së avancuar, të cilët lejojnë “shikimin” nën pyjet e dendur. Shkencëtarë në Universitetin e Hjustonit dhe Qendra Nacionale për hartat ajrore me laser, NCALM, kanë fluturuar mbi rajonin Moskuitia me një avion të vogël, duke fotografuar miliarda pulse laserësh në tokë për të krijuar një hartë dixhitale 3D të topologjisë poshtë xhinglës. Analizat treguan një qytet të humbur të zbukuruar me piramida të mbuluara nga xhungla.

Sipas legjendës, Ciudad Blanca apo “qyteti i bardhë” është plot me florinj dhe është kërkuar nga eksploruesit dhe gjahtarët e thesareve që nga zbulimi i letrës për mbretin spanjoll Karl V nga pushtuesi Hernando Kortes në vitin 1526, ku raportohej vendi i lindjes së zotit aztek, Quetzalcoatl dhe ishujt e pafund prej floriri në qytetin e ndërtuar me gurë të gdhendur të bardhë.

Nga kjo u mor emri “Qyteti i bardhë”, por nuk ka pasur asnjë konfirmim shkencor mbi ekzistencën e tij, i frymëzuar nga kjo legjendë, kinematografi dhe entuziasti i “Ciudad Blanca”, Stiven Elkins, ka kërkuar investitorë privatë për të financuar ekipin e NCLAM për të zbuluar çfarë ka nën Moskuitia.

Nëse konfirmohet, zbulimi i Ciudad Blanca do të krahasohej me popullarizimin e qyteteve të harruara si Maçu Piçu, që kanë qëndruar të rrënuar për qindra vjet deri kur janë zbuluar nga historianë. Dhe, nëse gjendet Qyteti i bardhë, ka gjasa të çojë në zbulimin e Qytetit të humbur të artë, El Dorado.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: