Skip to content

Atletiko Madrid thyen Realin, fiton në shtesë Kupën e Mbretit

May 18, 2013

Atletiko Madrid thyen Realin, fiton në shtesë Kupën e MbretitKur të gjithë mendonin se Reali i Madridit do të ishte fitues i derbit dhe i Kupës së Mbretit, ka ndodhur e kundërta. Atletiko e Madridit ka fituar në shtesë me rezultatin 2-1. Koha e rregullt ka përfunduar në barazim 1-1. Në fillim ka shënuar Kristiano Ronaldo për Realin e Madridit (minuta e 13-të), ndërsa Kosta, i shërbyer nga Falkao, në minutën e 34-t, ka barazuar për Atletikon e Madridit. Kështu ka përfunduar pjesa e parë dhe 90 minutat. Për të ardhur në kohën shtesë, ku në mi-nutën e 98-të Miranda ka shënuar golin e epërsisë për Atletikon. Një gol që i ka dhënë edhe fitoren e Kupës së Mbretit skuadrës së Atletikos, që bëhet kështu “macja e zezë” e Realit në këtë kompeticion. Pesë minuta para fundit Kristiano Ronaldo është ndëshkuar me karton të kuq. Atletiko e Madridit ka mposhtur për herë të katërt në 6 finalet që ka luajtur bashkë me Realin, duke fituar trofeun e 10-të Kupës së Mbretit në të gjithë historinë. Reali i Madridit nuk arrin ta fitojë për herë të 19-të, por më e keqja akoma, nuk fiton asnjë trofe këtë sezon dhe duhet të ngushëllohet vetëm më vendin e dytë në kampionat. Tashmë largimi i Murinjos nga Reali bëhet edhe më i mundur, pasi tifozët do ta kontestojnë edhe më shumë.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: