Skip to content

Bebet “in vitro” në shtet, Keta: Gati në fund të vitit

May 18, 2013

Bebet "in vitro" në shtet, Keta: Gati në fund të vititAplikimi i metodës së fertilitetit të ndihmuar medikalisht apo siç njihet ndryshe fekondimi “in vitro” do të fillojë në fundin e këtij viti. Lajmin për “Gazeta Shqiptare” e bën të ditur mjekja obstetre-gjinekologe pranë maternitetit të ri “Koço Gliozheni” në kryeqytet, Mimoza Keta. Sipas mjekes tashmë ka përfunduar faza përgatitore, ndërsa pritet të fillohet nga puna. “Aparaturat për kryerjen e procedurave të fertilitetit të ndihmuar medikalisht janë gati. Gjithashtu, është përgatitur edhe stafi mjekësor, ndërsa pritet që të fillojmë në fund të këtij viti”,-u shpreh Keta. Ndërkohë që, sa u takon donatorëve të spermës, mjekja sqaroi se ende nuk është përcaktuar se si do të mbulohet kjo pjesë, por fillimisht aplikimi i kësaj metode do të bëhet te çiftet e martuar. “Ende nuk është diskutuar për donatorët, por në fillim ne do të aplikojmë këtë metodë te çiftet ku problemin për të mbetur shtatzënë e ka femra. Në një moment të dytë do të mendohet për rastet e tjerë”,-shpjegoi mjekja. Ndërkaq, ajo pohoi se tashmë është vendosur që për të gjitha femrat e siguruara ky shërbim do të jetë pa pagesë, pasi kostoja e shërbimit do të mbulohet nga sigurimet shëndetësore. “Koço Gliozheni” do të jetë i pari maternitet shtetëror që do të ofrojë fertilitetin e ndihmuar medikalisht, pasi deri më tani çiftet shqiptare që kishin nevojë mund t’iu drejtoheshin vetëm klinikave private.
Shifrat
Edhe pse në vendin tonë ende nuk ka një studim mbarë kombëtar lidhur me përqindjen e fertilitetit, disa studime dhe të dhëna nga mjekët obstetër gjinekologë tregojnë se rreth 12% e çifteve kanë probleme përsa i përket lindshmërisë. Ndërkohë që, në Tiranë në vitet 2004-2012 numërohen kërkesa nga 33.304 çifte, prej të cilëve 497 kanë përfituar shtatzëni të konceptuar me metodat e fertilitetit të ndihmuar medikalisht në klinika private në vend, por edhe jashtë.
Shkaqet
Infeksionet seksualisht të transmetueshme, të cilat sipas statistikave janë shtuar për arsye se jeta seksuale është më e lirë, shihen si një nga shkaqet kryesore që shkaktojnë infertilitetin. Gjithashtu, stili i jetës, ku përfshihen: Obeziteti, anoreksia, stresi, duhanpirja, droga, mënyra e ushqyerjes, papastërtia e ambientit dhe ajrit është një tjetër faktor që ndikon në problemet e infertilitetit. Një arsye tjetër është rritja e mo-shës së lindjes së fëmijës së parë, e cila po kalon rreth 30 vjeç dhe dihet që aftësitë për të konceptuar të një femre fillojnë dhe bien pas moshës 35 vjeç.
Legjislacioni
Ligji shqiptar “Për shëndetin riprodhues” i vitit 2002 është në përputhje me të drejtat evropiane dhe ndërkombëtare të njeriut për riprodhim. Bazuar mbi parimet mjekësore dhe shkencore, ky ligj, me të njëjtat standarde me ligjet aktuale të vendeve të përparuara në BE dhe SHBA, vendosi Mjekësinë e së Ardhmes për Riprodhim në dispozicion të qytetarëve shqiptarë. Që nga viti 2003 me një rregullore të Ministrisë së Shëndetësisë, u lejua përdorimi i metodës “In Vitro” ku mosha e lejuar e grave për të është më e vogël se 50 vjeç.

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: