Skip to content

Hyn në fuqi ligji, përgjysmohen taksat e makinave

May 18, 2013

Nga dita e sotme pronarët e automjeteve do të paguajnë gjysmën e taksës së makinave pas hyrjes së ligjit të ri në fuqi. Skema e re e propozuar nga Ministria e Financave ul ndjeshëm detyrimin që duhet të paguhet.

Në ligj përcaktohet formula e re e llogaritjes së taksave vjetore, afatet e pagesës për përdoruesit e mjeteve, si dhe penalitetet për vonesat. Për pagesat e prapambetura, ligji i ri përcakton se ato do të mund të paguhen në bazë të formulës së re për vitet e shkuara, pra me gjysmën e vlerës së dikurshme, madje pas asnjë penalitet në rast se një veprim i tillë kryhet para fundit të qershorit.

“Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, të gjithë pronarët e mjeteve, që nuk kanë paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura, paguajnë sipas këtij ligji. Në rast se pagesa bëhet brenda datës 30 qershor 2013, ata përjashtohen edhe nga penalitetet për vonesë në pagesën e taksave. Aplikimi i penalitetit për vonesë në pagesën e taksave, për të gjitha mjetet që u ka kaluar afati i vlefshmërisë së taksave, pavarësisht kur e kanë kryer pagesën e taksave, fillon nga data 1 janar 2014″, përcakton ligji i ri.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: