Skip to content

Servet Pëllumbi: Mos lejojmë euforinë të na gërryejë fitoren

May 18, 2013

Servet Pëllumbi: Mos lejojmë euforinë të na gërryejë fitorenTIRANE-Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi u bëri thirrje socialistëve të mos lejojnë “euforinë të gërryejë fitoren”. I ftuar nga PS, Pëllumbi, veç faktorëve që favorizojnë fitoren e PS-së dhe rotacionin në 23 qershor, tha se ka edhe faktorë që nuk janë të favorshëm. “Në radhë të parë, ne kemi një lloj shkujdesjeje dhe themi që fitoren e kemi të sigurt. Nuk ka kush fiton kësaj here. Ata janë të demaskuar, janë të kritikueshëm për çdo gjë, populli nuk do t’i mbështesë, kanë humbur mbështetjen etj., prandaj fitoren e kemi të sigurt dhe na kap ndonjëherë euforia”, – u shpreh Pëllumbi.

“Euforia është si ai ndryshku që gërryen hekurin, që në këtë rast konkret, gërryen fitoren. Të mos lejojmë euforinë që të na gërryejë fitoren”, – theksoi profesori socialist. Ai tha se PD-ja nuk e meriton të vijë sërish në pushtet. “Nga ana tjetër, ka ndonjëherë një lloj indiferentizmi në radhët tona. Ka vota PS; po s’vajta unë do ta marri. Edhe kjo është negative, edhe kjo është e disfavorshme. E rëndësishme në këto zgjedhje është çdo votë. Prandaj, do të thosha që një nga faktorët që duket negativ që mund ta kthejmë në pozitiv është pjesëmarrja sa më e madhe në zgjedhje. Pjesëmarrja sa më e madhe në zgjedhje është faktori që ne të fitojmë”, – tha më tej, Pëllumbi. “Nëse nuk ndodh një rotacion, nuk ka demokraci. Pra, rotacioni është përgjegjësia e popullit një herë në katër vjet për pushtetin e vet. Prandaj, në këtë kuptim, demokraci pa rotacion nuk ka”, – theksoi Pëllumbi gjatë fjalës së tij. Ai vlerësoi si faktor pozitiv organizimin e PS-së dhe programin. “Është me të vërtetë një program që ka miratimin e popullit dhe të elektoratit. Gjërat janë thënë hapur, janë thënë troç, premtimet nuk janë në erë, janë të bazuara dhe tregohet metoda se si do të realizohen”, – theksoi ai.

KANDIDATËT
Sipas tij, favorizues është edhe përzgjedhja e kandidatëve. “Sigurisht që mund të ketë edhe vërejtje, edhe qejfmbetje. Ndonjë anëtar i Kryesisë së PS-së, madje mori kurajën që të kandidojë si i pavarur. Përmes dialogut dhe ballafaqimit duhet të përzgjidhen kandidatët që premtojnë fitoren në këto zgjedhje dhe mbi të gjitha të përzgjidhen për atë rol që do të kenë në qeverisjen e vendit, jo thjesht për një karrige”, – u shpreh Pëllumbi. Më tej, Pëllumbi vlerësoi se edhe koalicioni që ka bërë PS-ja tregon largpamësinë e kësaj partie, për të krijuar një koalicion të madh që i përshtatet ligjit zgjedhor. “PS-ja arriti të krijojë një koalicion me 37 parti, që është një garanci për fitoren. Në këtë kuadër u hodh hapi për të bashkuar e majta, që zakonisht vepron e çarë dhe e përçarë edhe në Evropë, por kur vjen puna për zgjedhjet, duhet të gjejë nervin e duhur për t’u bashkuar. Kësaj here PS-ja e gjeti këtë dhe e majta është e bashkuar. Ky është një faktor favorizues i fitores sonë”, – tha Pëllumbi.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: