Skip to content

5 këshilla si të zhvilloni intuitën tuaj

May 19, 2013

A e keni pasur ndonjëherë atë ndjenjën se diçka do të ndodhë papritmas, diçka pozitive në jetën tuaj, diçka që do t’ju tërheqë tutje! Kur ndjeheni të fuqishëm për diçka  ajo quhet intuitë. Intuita vjen nga tre drejtime: syri i tretë, të kuptuarit kthjellët dhe të dëgjuarit kthjellët.

Thonë se jo shumë njerëz janë të bekuar me intuitë, por studimet kanë treguar se secili individ mund ta zhvilloj intuitën. Ju mund të pyesni pse duhet ta zhvillojmë intuitën? Zhvillimi i intuitës sjell komunikim më të mirë. Të bënë më të ndjeshëm nga njerëzit që ju rrethojnë, zakonisht të ndihmon që të mos i lëndosh personat që do, sepse intuita juaj ua mundëson t’i kuptoni ata. Intuita do t’ju mundësojë që të bëheni më krijues se kurrë dhe do t’ju mundësojë që ta kuroni veten tuaj. Intuita ka fuqi shëruese, kjo nuk do të thotë fuqi shëruese në kuptimin fizik, por ndihmon që të kyçeni në thellësi të shpirtit tuaj dhe t’i largoni disa energji negative të groposura aty.

Ja disa këshilla të cilat mundë të ju ndihmojnë në zhvillimin e intuitës suaj:

Hipnoza : Duke i bërë vetes hipnozë ju do ndjeheni më mirë dhe do t’ju ndihmojë patjetër në forcimin dhe zhvillimin e intuitës suaj.

Meditimi : do të thotë të gjesh paqen në veten. Nëse mendja dhe zemra juaj janë të mbushura me gjëra që ju preokupojnë, ju nuk do të keni mundësi t’i largoni ato përderisa nuk meditoni, dhe pas kësaj do të keni mundësi ta zhvilloni intuitën tuaj më mirë. Ka shumë mënyra të meditimit, mirëpo ja disa më të popullarizuarat: bëj joga, ose duke marrë frymë thellë.

Mendo pozitivisht : të menduarit pozitivisht ndihmon që të zhvilloni intuitën duke marrë energji mjaft pozitive.

Lëre të shkojë : Nëse jeni në dileme për të marr një vendim të rëndësishëm, lërini të shkojnë të gjitha dilemat dhe gjej një vend të qetë, i cili do t’ju ndihmojë të mendoni më qartë. Ndonjëherë ju duhet vetëm ta dëgjoni zërin që pëshpërit tek ju, dhe ai zë nuk do të vijë nëse ju nuk e lini që të shkojë.

Beso në përshtypjen e parë : Nëse e takoni ndonjë person për herë të parë dhe mendoni se ai është paksa arrogant për shijen tuaj, shanset janë që përshtypjet mund të përmbajnë të vërtetën. Në shumicën e rasteve përshtypjet e para vijnë nga intuita.

Intuita ndihmon shumë, sepse ndonjëherë të mundëson të arrish disa gjëra që në ndryshe nuk do të mund të arriheshin.

From → Shkencë

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: