Skip to content

Bajerni i papërmbajtshëm, shkatërron sërish Barçën (VIDEO)

May 19, 2013

Gjermanët vazhdojnë të festojnë në Ligën e Kampioneve. Pas Dortmundit, është Bajerni i Mynihut ai që kalon në finale të Championsit. Një finale e gjitha gjermane, për herë të parë në historinë e Ligës së Kampioneve. Kur pritej të paktën një fitore e Barcelonës, edhe pse mungonte Mesi, ka ndodhur e kundërta, bavarezët kanë shënuar 3 gola edhe në “Kamp Nou”, duke turpëruar katalanasit, pasi në dy ndeshje pësojnë plot 7 gola dhe nuk arrijnë të shënojnë qoftë një gol. Në fitoren e fundit të Bajernit serinë e golave e ka hapur Roben, ku ka shuar çdo shpresë për kualifikim të Barcelonës. Më pas Pike ka shënuar një autogol në portën e tij dhe Myler ka mbyllur fitoren 3-0 të Bajernit. Një fitore që jo vetëm kualifikon Bajernin, por duket se merr fund kështu edhe cikli i Barcelonës. Që mund të kualifikohej Bajerni, natyrisht që edhe pritej, pasi katër gola ishte shumë e vështirë të përmbyseshin, por që të mundej 0-3 në fushën e vet, kjo ishte vërtet e pabesueshme. Alibitë mund të jenë të shumta, por realiteti është ky: Futbolli gjerman ka vënë diktatin e tij këtë sezon

Kliko KETU 

ose KETU

Advertisements

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: