Skip to content

Berisha: T’u besosh Ramës e Metës integrimin, si të kërkosh eskimezë në shkretëtirë

May 19, 2013

Kryeministri Sali Berisha i ka zhvendosur në Vlorë takimet e tij. Në një konferencë për shtyp, në një nga lokalet e bregdetit të Vlorës ai nuk ka kursyer akuzat për kreun e opozitës.

Dokumentarin prezantues së kreut të PS-së, Berisha e ka krahasuar me librin “Kujtimet e Vegjëlisë” së diktatorit Enver Hoxha.

“Vlora e di mirë historinë e dajave të tij. Rama prezantoi në Vlorë fëmijërinë e tij dhe i ofendoi vlonjatët se janë të izoluar. “Si janë të izoluar vlonjatët kur ata udhëtojnë në rrugë moderne. Ata që e ndjejnë veten të izoluar të mos e votojnë Sali Berishën. Mund të thuash që ka njerëz të varfër, por jo që janë të izoluar. Vlora nuk ka nevojë për kujtimet e Ramës”, tha Berisha.

I pyetur për numrin e mandateve që pret të fitojë në Vlorë, Berisha u shpreh se kjo i takon qytetarëve ta vendosin. Kryeministri nuk nguroi të ironizojë aleancën Rama-Meta përsa i përket premtimeve të tyre për integrimin.

“Numrin e mandateve që merr një forcë e përcaktojnë qytetarët. Për këtë qytet që në shekuj ka qënë një kryeurë e kombit me perëndimin, them se asnjë gjë nuk është më jetike se integrimi në Europë. Pavarësisht për kë ka votuar Vlora, cdo vlonjat që u beson të vërtetave e di se PD është ajo që këto 20 vite ka firmosur cdo akt madhor të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe Europë. Tu besosh këtyre ëndrrën e integrimit është njësoj si të shkosh në shkretëtirë dhe të kërkosh eskimezë, atje nuk ka. Ndaj i them qytetarëve të bëjnë zgjedhjen e duhur”, tha Berisha.

Ai tha se politkanët gabojnë si gjithë të tjerët, por gabimi më i madh është nësë nënvleftësojnë gjykimin e atyre që i ndjekin. Kryeministri iu referua koalicionit të propozuar nga Rama për të bashkuar, siç u shpreh ai, “Të gjithë për të rrëzuar Berishën”. Në këtë kuadër tha kryeministri, Rama ofroi dhe LSI-në. “Si mund të jesh në opozitë ti kur ishe 4 vjet në qeveri? ku është morali këtu?”, tha kryeministri. Ai u shpreh më tej se zoti Rama po paguan çmimin e zhveshjes totale të moralit të fushatës.

Më tej Berisha e cilësoi problematike për të majtën kandidaturën e Koço Kokëdhimës në Vlorë. “Në Vlorë e solli Koço Kokëdhima, i cili e nisi biznesin si asistent i Hajdin Sejdisë. Shkoni në Himarë, do shikoni pallate që kanë zhdukur detin. Këto pallate janë të Koços, i cili ka përfituar tendera nga bashkia e Tiranës kur Rama drejtonte kryeqytetin”, shtoi ai.

Berisha deklaroi me tej nga Vlora se qeveria ka investuar në këtë qytet më shumë se kudo tjetër në infrastrukturë. “Ne kryebashkiakut Gjika, krahasuar me partinë socialiste, ia kemi rritur grantet edhe tre herë. Eshtë bashkia ajo që përcakton ku ndërton, si ndërton. Ne kemi bërë investimet më të fuqishme në këtë zonë”, tha kryeministri, ndërsa renditi një mori projektesh që do të realizohen në Vlorë në 4 vitet e ardhshme.

Duke u ndalur tek problemet e fshatit, Berisha tha: “Në Shqipërinë ruale, pas ndërtimit të infrastrukturës, po ndodh një përpjekje e madhe për të nxjerrë sa më shumë përfitime nga toka, e cila më parë ishte braktisur”, ndërsa premtoi se në 4 vitet e ardhshme do të trefishohet subvenciionimi për fermerët dhe do të rimbursohet TVSH-ja.

Kryeministri nënvizoi më tej se qeveria ka hequr çdo lloj takse mbi kapitalin dhe kjo masë do ketë një efekt shumë të fuqishëm për ritjen e mëtejshme të investimeve dhe punësimit. “Pala tjetër ofron kaos, ofron taksën progresive. Të lozësh me rritjen e taksës do të thotë të lozësh me jetën. Nëse do të rrënosh vendin rrit taksën. Janë prova të sigurta se rritja e taksës shoqërohet me uljen e vendeve të punës”, tha kryeminstri, ndërsa u shpreh se Rama nuk ka program dhe se atij i mungojnë njohuritë më elementare ekonomike.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: