Skip to content

Cila ngjyrë të shkon më shumë?

May 19, 2013

Shpesh na ndodh të kemi vështirësi dhe të mos gjejmë se cila është ngjyra që na përshtatet më shumë duke patur parasysh karakteristikat e lëkurës, fytyrës apo flokëve. Ja një mini guidë për t’ju lehtësuar punë:

Je tip mesdhetar me lëkurë të errët? Jeshilja smerald është ngjyra e duhur për ty. Do të biesh menjëherë në sy dhe do të shpërndash energji pozitive dhe vitalitet.

Nëse ke lëkurë të bardhë dhe flokët bionde, mos e nda nga vetja ngjyrën e zezë. Është ngjyra e përsosur për të nxjerrë në pah fytyrën. Nëse sytë i ke të kaltër atëherë zgjidh një grim natyral. Nuk ke nevojë ti shtosh tjetër gjë, ngjyra e syve të tu do të flasë vetë. Por nëse je bionde me sy të errët, atëherë lyeji shumë.

Je flokë kuqe dhe lëkurë shumë e bardhë? Ngjyrat që të shkojnë më shumë janë jeshilja me shkëlqim, bluja e errët, lejlaja e errët, ngjyra kafe dhe e bardha. Një grim i thjeshtë për ti dhënë shkëlqim fytyrës do të ishte shumë mirë. Por harroni ngjyrën e kuqe apo portokallinë, nuk bëjnë për ty. Bëni kujdes me ngjyrat e zbehta apo me ngjyrat e ndërmjetme si grija, roza antike, apo ngjyra bezhë.

Flokë gështenjë dhe sy jeshil? Lëkurë jo shumë e bardhë? Roza antike do të ishte një zgjedhje shumë e mirë. Ngjyrat romantike ju bëjnë më femërore.

Mesdhetare me flokë të errët e sy kafe? Provo të kuqen rubin, është e përsosur për të nxjerrë në pah sfumaturat e syve të tu. Zgjidh një grim stil i viteve ’50-të dhe do të jesh e mrekullueshme.

Flokë të zinj dhe lëkurë të bardhë? Atëherë zgjidh ngjyra të forta, si dhe nuanca të ndërmjetme, po kaq të fortë bëj dhe grimin. Do të dukesh një yll.

Advertisements

From → Lifestyle, Show-biz

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: