Skip to content

Çiljeta: Si ndihem në PD përballë Greta Koçit

May 19, 2013

Para dy vitesh, ato konkurronin edhe me ngjyrën e flokëve në PD, duke u shfaqur me ngjyrën e kuqe në ambientet e selisë blu. Çiljeta Xhilaga është anëtarë në Këshillin e PD-së, kurse Greta Koçi, përveç emërimit si zv. kryetare e Forumit Rinor të kësaj partie, punës në një Ministri dhe kandidimit në listën e deputetëve të PD-së për Tiranën, duket se e ka sfumuar praninë e Çiljetës në radhët e PD-së. Ndaj, Adi Krasta, në programin e tij të martën, në këtë situatë parazgjedhore ka ngacmuar Çiljetën pikërisht në lidhje me konkurrencën e tij me këngëtaren tjetër Greta Koçi, duke e pyetur se nëse ndihet e aneksuar tashmë nga shefi i PD-së, Sali Berisha./albeu

Në intervistën e tij me shumë batuta dhe ngacmime, Adi i është drejtuar Çiljetës si fillim për përfshirjen e saj në politikë: “Dua të të pyes për situatën politike në Shqipëri, nuk mund të rrije ti pa u angazhuar fare në politikë, apo në një moment të caktuar të jetës t’u duk bukur si logjikë?” Kësaj pyetjeje Çiljeta iu përgjigj se: “Unë jam rritur që e vogël me atë frymë se vij nga një familje e persekutuar, ku të dy gjyshërit kanë bërë nga 25 vite burg”. Më pas sqaroi se e kishte ëndërr që 15 vjeçe që, kur të rritej, të ndiqte studimet për Shkenca Politike që të mund të merrej me politikë, dhe këtë gjë kishte bërë. Adi gjeti momentin për ta thumbuar në lidhje me kundrafigurën e saj brenda PD-së, pikërisht këngëtaren Greta Koçi, e cila po ecën shumë para. Pyetjes së tij: “Nuk je e kërcënuar nga Greta Koçi që po ecën para në PD?”, Çiljeta iu përgjigj: “Absolutisht jo, secili ka vendin e tij në PD. Unë isha në hapjen e fushatës bashkë me familjen”. Por Adi e ka ngacmuar më tej duke kërkuar nga ajo të mësojë nëse ishte në skenë apo jo, dhe Çiljeta pohoi se ishte në zonën poshtë ose më saktë: “Pak më anash podiumit”, përgjigje që Krasta ia ktheu: “Nuk është ky një tregim që kalimi anash është pak më anash…” Çiljeta më tej theksoi se komunikimi me Berishën nuk ka ndryshuar, ndërsa kishin shkëmbyer dhe urimet e tyre për hapjen e fushatës të zgjedhjeve të 23 qershorit. Madje, Çiljeta mbajti dhe qëndrim politik, duke iu përgjigjur pyetjes së Krastës se si mendonte ajo dhe nëse do ketë ndryshime në Shqipëri. Me një qëndrim diplomatik, këngëtarja tha: “Ndryshimet janë bërë. Po do të ketë akoma ndryshime më të mëdha, dhe për këtë katërvjeçar do të jemi sërish në pozitë”.

Ndër të tjera, Çiljeta foli për denoncimin që kishte bërë në Drejtorinë e Policisë për mbylljen e 400 profileve false në facebook, që i cënojnë imazhin, një lajm i botuar nga “Panorama Plus” të shtunën e kaluar. Ajo rrëfeu po ashtu transformimin e jetës pas lindjes së djalit Fernando, duke pohuar se e kishte pasur ëndërr të bëhej nënë. “Pas lindjes së djalit”, -tha ajo,- “i jam rikthyer jetës artistike, po jo aq shumë”. Për sa i përket partnerit ajo tha: “Jetojmë në Tiranë, kemi një shtëpi bashkë këtu e, ndonëse ai udhëton shpesh, unë sërish ndihem shumë e lumtur se më ka dhuruar një djalë të paparë dhe ka mundësi të bëjmë dhe fëmijë të tjerë”.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: