Skip to content

Djali me nëntë shpirtra

May 19, 2013

Kjo është historia e 25-vjeçarit Matthew Hawskley, i cili ka shpëtuar plot tetë herë nga kthetrat e vdekjes. Atij nuk ka mbetur gjë pa i rënë mbi kokë, duke filluar me një aksident në vitin 2011.

Hawskley niset bashkë me shokët e tij në Irlandë për të bërë zhytje dhe nga mos-llogaritja e duhur e thellësisë së ujit, thyen qafën duke u përplasur në shkëmbinj. Kjo thyerje u bë shkak që ai të kalonte katër kriza në zemër dhe të hynte në koma.

Gjatë kohës së qëndrimit në spital, ai preket nga super virusi , tepër rezistent ndaj antibiotikëve, e më pas nga pneumonia.

Ndërkohë që luftonte me viruset, mjekët zbuluan një lloj gjëndre në trupin e tij dhe arritën në përfundimin se ai ishte i prekur nga kanceri.

“Pasi u zgjova nga koma që kisha rënë si pasojë e aksidentit të zhytjes, shihja vetëm forma të bardha e të zeza, dhe nuk mund të flisja. Isha krejtësisht i paralizuar. Mjekët i kishin thënë familjes sime se nuk do të flisja më dhe se isha i detyruar të kaloja pjesën tjetër të jetës në një karrige të paralizuarish. Pas disa muajsh hodha hapin e parë”, shprehet Hawksley.

Por pikërisht në momentin që mendoi se ia kishte hedhur, u prek nga një sëmundje tjetër dhe zbuloi se kishte tumor. “Ndërkohë që mendoja se çdo gjë kishte mbaruar, zbulimi i kancerit ishte një proces shumë i vështirë. Në fillim mendova se do të kaloja gjithë jetën i paralizuar, më pas se do të vdisja nga kanceri”, vijoi.

Pasi ia hodhi edhe kancerit, 25-vjeçari mendon të realizojë një aktivitet në ndihmë të të prekurve nga kjo sëmundje.

From → Kulture

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: