Skip to content

Mjaftojnë 7 minuta për të qendruar në formë

May 20, 2013

Si të humbin kilogramë në pak javë? Cilët janë ushtrimet më efikase për të qendruar në formë? Për këto dy pyetje që shqetësojnë jo pak në mbarë botën, një grup studiuesish amerikanë kanë dy lajme; një të mirë dhe një të keq.

E nisim nga lajmi i keq. Jemi bindur tashmë se për të humbur kilogramë dhe për të mbajtur trupin në formë, palestra është mënyra më e mirë. Kjo e fundit do kohë dhe vullnet. Por kjo mënyrë nuk është e pazëvendësueshme.

Lajmi i mirë; sipas grupit të studiuesve amerikanë mjaftojnë 7 minuta ushtrime fizike të përzgjedhura në ditë për të mbajtur trupin në formë, por edhe për të hequr disa kilogramë.

Për të vënë në zbatim këshillën e studiuesve amerikanë mjafton një karrike, një mur dhe pesha trupore, asgjë më tepër. Lista e ushtrimeve që duhet të kryhet për 7 minuta është 12, duke nisur që nga ushtrimet për muskujt e barkut, shpinën, fundshpinën, kofshët dhe krahët.

Gjithë këto ushtrime, sipas studiuesve, duhet të kryhen brenda 7 minutave. Një ushtrim nuk duhet të zgjasë më shumë se 30 sekonda dhe tjetri duhet të pasojë menjëherë pas përfundimit të 10 sekondave pushim.

Megjithatë, jo të gjithë kanë zotësinë për të kryer këtë listë ushtrimesh brenda 7 minutave. Të moshuarit, obezët apo personat me probleme në zemër këshillohen t’i qendrojnë larg kësaj metode dhe të vazhdojnë me ushtrimet tradicionale si ecje apo kros i lehtë në natyrë.

From → Lifestyle

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: