Skip to content

Presidenti më i varfër në botë

May 20, 2013

Quhet Jose ‘Pepe’ Mujica, president i Uruguajit, i njohur ndryshe si kryetari i shtetit më i varfër në botë.Mujica, 78 vjeç, president prej 2010-ës, është i njohur për stilin mëse modest të jetesës.

Ai zotëron vetëm një makine të vjetër dhe jeton me bashkëshorten, senatoren Lucia Topolansky, në një fermë të vogël.

Presidenti uruguajan është bërë i famshëm edhe sepse hapi dyert e rezidencës zyrtare për të pastrehët, për t’u mbrojtur nga i ftohti gjatë stinës së dimrit.

Gjithashtu, në rast nevoje ai ka vënë në dispozicion për endacakët edhe një pjesë të pallatit presidencial.

24 majin e kaluar një nënë me fëmijën e saj ishin të parët që përfituan nga bujaria e kreut të shtetit, edhe pse më vonë atyre iu gjet një sistemim tjetër.

Mujica e ka futur rezidencën presidenciale në një listë ndërtesash publike për t’u përdorur në raste emergjencash, pasi në dimrin e 2011-ës pesë të pastrehë humbën jetën nga i ftohti.

Gjithashtu, ai mban për vete vetëm 10 për qind të rrogës prej 800 eurosh, duke ua dhënë pjesën tjetër lëvizjeve apo shoqatave që ndihmojnë të varfrit.

Ndoshta shembullin e tij duhet ta marrin liderë të vendeve të tjera të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, të cilët pavarësisht varfërisë së popullsisë jetojnë në shtëpi moderne dhe udhëtojnë me automjete luksoze.

Advertisements

From → Show-biz

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: