Skip to content

De Biazi, “zemër” kuqezinjve para Norvegjisë

May 21, 2013

De Biazi, "zemër" kuqezinjve para NorvegjisëEthet për ndeshjen e 7 qershorit kanë nisur. Ndonëse shumë futbollistë të kombëtares po luajnë ende sfidat e fundit me ekipet e tyre në Europë, duket se më shumë mendjen e kanë te ndeshja kundër Norvegjisë në Tiranë. Kjo, falë edhe elozheve që trajneri Xhani De Biazi u ka bërë këtyre të fundit, madje edhe atyre që nuk do të jenë të pranishëm për shkak të mungesave në ndeshjen e radhës. Së fundi trajneri italian ka ndjekur Lorik Canën në Kaljari, për të cilin ka deklaruar: “Cana jeton në Francë, vend me të cilin është shumë i lidhur. Ndoshta në kokën e tij ka në plan për ta mbyllur atje karrierën, por ai ndihet shumë mirë te Lacio, që me sa duket, po zbulon një Lorik ndryshe, një lojtar me shumë cilësi, që mund t’i japë shumë bluzës bardhekaltër.”
HYSAJ
De Biazi komentoi edhe mundësinë e transferimit të të riut Elseid Hysaj nga Empoli te Lazio, duke e cilësuar 19-vjeçarin, një lojtar me shumë perspektivë. “Hysaj është një futbollist më shumë cilësi, ka forcë fizike dhe vrapon shumë. Është vetëm 19 vjeç, por ka rënë në sy te Empoli. Besoj se nëse Lacio arrin ta marrë, do të bënte shumë mirë, sepse po flasim për një lojtar me shumë perspektivë”, – ka shtuar tekniku italian. Ndërsa elozhet për Migjen Bashën, një tjetër futbollist i ingranuar së fundmi dhe shumë mirë me kombëtaren, i ka bërë Alban Bushi, krahu i djathtë i De Biazit në këtë periudhë. “Migjen Basha është lojtar që e rrëmbeu fanellën e titullarit që në ndeshjen e parë dhe u tregoi të gjithëve se do ta ketë të vështirë t’ia marrë ndonjë tjetër vendin”, – janë fjalët e Bushit.
TE RINJTE
Trajneri De Biazi akoma nuk ka folur për grumbullimet më të fundit në ekipin përfaqësues, pikërisht për Llullakun, Gjasulën dhe për Kaçen. Ai është mjaftuar vetëm me këtë: “I kam ndjekur dhe mendoj se do t’i japin shumë ekipit tonë.” Më shumë pritet që De Biazi të flasë më 29 qershor, ditë që do të jetë e para e grumbullimit për ndeshjen kundër Norvegjisë. Ajo që po vërehet është se kohët e fundit tekniku italian po karikon të gjithë kuqezinjtë, duke u thurur elozhe, madje duke i nxitur edhe në merkato, për të bërë më të mirën për ta, në mënyrë që këta të fundit t’ia shpërblejnë.
MUNGESAT
Tashmë mungesat për ndeshjen e radhës janë mësuar. Janë plot gjashtë të tilla deri tani dhe duhet të kryqëzojmë gishtat për të mos ndodhur ndonjë dëmtim tjetër. Tre të skualifikuarit nga kartonët janë Lila, Roshi dhe Cana. Ndërsa të dëmtuarit janë Kukeli, Meha dhe Curri. Vetëm ky i fundit ndoshta rikuperohet për ndeshjen e 7 qershorit. Duke parë mungesat, trajneri De Biazi po fton të tjerë lojtarë kundër Norvegjisë.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: