Skip to content

SHBA, tornado gjunjëzon Oklahoman, mes 91 të vdekurve, 20 fëmijë

May 21, 2013

SHBA, tornado gjunjëzon Oklahoman, mes 91 të vdekurve, 20 fëmijëSHBA – Një tornado i fuqishëm ka kaluar nëpër shtetin amerikan qendror të Oklahomës, duke shkatërruar plotësisht dy shkolla dhe shumë shtëpi për të dytën ditë me radhë.

Bilanci arrin mbi 91 të vdekur dhe qindra të plagosur, sipas autoriteteve lokale.

”Të paktën 91 persona kanë mbetur të vdekur dhe bilanci pritet të rritet duke qenë se shumë prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike”, sipas deklaratave të autoriteteve lokale.

Pamjet televizive treguan mbeturinat nga shtëpitë dhe bizneset duke fluturuar ndërsa uragani kaloi nëpër komunitetin Moore, në jug të qytetit Oklahoma.
tornadoja
Autoritetet konfirmuan se mes bilancit të të vrarëve nga tornado janë 20 fëmijë, por frikësohen se bilanci mund të rritet më tepër se kaq.
Fëmijët janë shtruar në pediatri në qendër të Oklahoma dhe numri i tyre deri tani arrin 45, ndërkohë që numri i të plagosurve gjithsej i personave arrin në 145.
Më shumë nga të gjitha zonat, ajo që u shkatërrua më tepër ka qenë qyteza e Moore. Në qytezën me 55 mijë banorë ka kaluar dhe një tornado i fuqishëm në vitin 1999 që shkaktoi shumë të vdekur, por nuk krahasohet nga fuqia me tornadon e djeshëm.

Dëshmitarët thonë se kalimi i tornados ka qenë apokaliptik. Imazhet nga lart tregojnë, shkolla, qendra tregtare dhe banesa komplet të shkatërruara.

Ndihma e shpejtë, policia, zjarrfikës po punojnë me të gjitha forcat për të nxjerrë sa më shumë të mbijetuar nga rrënojat.

Skenat janë nga më dramatiket, ka njerëz që poshtë rrënojave kërkojnë ndihmë.

Në qytezën e Moore ka dalë jashtë përdorimit spitali dhe autostrada që është mbyllur nga autoritetet. Ndërkohë që banesat janë pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Alarmi nga shërbimi meteorologjik u lëshua me vonese
tornadoja
Shërbimi Meterologjik Kombëtar e ka dhënë alarmin se një tornado do përshkrojë Oklahoman vetëm 16 minuta para se të ndodhte në zonë ferri i vërtetë. Në 16 minuta nuk arritën të boshatisen shkollat, dhe qindra banorë nuk arritën të sigurohen në strehat e sigurta. Tornado ishte tepër i fuqishëm, përshkroi 3 kilometër me një shpejtësi prej 300 km/ora dhe shëtiti zonën për 40 minuta.

Guvernatorja e Oklahomës
Guvernatorja e Oklahomës, Mary Fallin tha në një konferencë shtypi se “zemrat janë thyer” për prindërit të cilët pyesin në lidhje me fatin e fëmijëve të tyre. Ajo premtoi se nuk do të kursejë asnjë burim për të ndihmuar komunitetin të rimëkëmbet nga katastrofa.

Guvernatorja Fallin ka dislokuar 80 anëtarë të Gardës Kombëtare për të ndihmuar me operacionet kërkim-shpëtim.

Guvernatorja foli gjithashtu me presidentin Barak Obama, i cili i kërkoi agjencisë Federale për Menaxhim Emergjent, FEMA, të ofrojë çdo ndihmë që ajo ka nevojë.
Një mot me stuhi të forta pritej në të gjithë pjesët e tjera të rajonit të mesëm perëndomor. Një stuhi të dielën vrau dy vetë në Oklahoma.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka shpallur paralajmërime për stuhi të fuqishme në pesë shtete – Oklahoma, Kansas, Missouri, Arkansas dhe Texas – dhe thotë se stuhitë pritet të prekin këto shtete brenda orëve të ardhshme.

From → Bota, SHBA

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: