Skip to content

Arian Çani vihet në lojë nga gazetari kosovar (VIDEO)

May 22, 2013

Ai është moderatori i famshëm i ‘Zonë e Lirë’, gazetar dhe analist.

Eshtë ai që vë në siklet personazhe të njohur  dhe jo të tillë në ekranin ku transmeton emisionin shumëvjecar.

Këtë radhë, radhën e ka ai, Arian Çani dora vetë, të bëhet viktimë e lojës së një gazetari tjetër, lojë që duket se e ka vënë jo pak në siklet.

Ka qenë gazetari i nga Mitrovica, Blerim Peci, i cili  vuri në siklet Çanin.

Në videon që qarkullon, sqarohet se gjithçka e ka pasur një qëllim. Çani priti mbi 15 minuta gazetarin që rrinte në kafe, dhe c’ishte më e keqja, doli që pritja ishte më e gjatë se vetë intervista. Arjan Çani dëgjon prezantimin e formuluar nga gazetari kosovar, e falenderon për ftesën dhe bëhet gati të flasë më gjatë, por pikërisht këtu intervista mbyllet rrufeshëm, në fakt pa filluar fare… Kjo ishte kaq e papritur për Arjanin, saqë ai nuk pati kohë as të reagojë.

“Arsyeja përse intervista është e shkurtër, është fakti se Arian Çani disa herë refuzoi për të dhënë intervistë me arsyetimin se nuk ka kohë ….! Në këtë mënyrë edhe gazetari kosovar ”mori hak” duke i thënë se nuk ka kohë më tepër për intervistë! Na vjen keq Arian! Herë tjetër me i kujdesshëm ndaj kolegëve nga Kosova!” – shkruhet nga autorët e hedhjes së videos.

Ndiqeni vetë videon, sepse nuk ka shumë nevojë për komente : KETU

From → Show-biz

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: