Skip to content

BE humbje prej 1 trilion euro në vit, nis samiti i liderëve

May 22, 2013

BE humbje prej 1 trilion euro në vit, nis samiti i liderëveTIRANE-Shqetësimet për shmangie të taksave nga disa prej korporatave më të mëdha botërore do të jetë në axhenden e samitit të liderëve të Bashkimit Europian që mbahet sot në Bruksel.

Britania e Madhe dhe Franca kanë qenë nxitëset kryesore për një debat të tillë.

“Totali i humbjeve në familjen Europiane për shkak të veprimeve të paligjshme dhe evazionit të pastër fiskal brenda një viti shkon në një trilion euro. Kjo shifër është pothuajse dyfishi i buxhetit vjetor të gjithë vendeve anëtare të Bashkimi Europian”, deklaroi një ditë më parë në Strasburg, presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso. Sipas mediave, në Britaninë e Madhe kompani të tilla si Amazon, Google apo Starbucks janë kritikuar se kanë shmangur pagesën e taksave mbi shitjet.

Vendet të caktuara gjithashtu po kritikohen për rolin e tyre si parajsa fiskale. Njëra prej tyre është Qipro, e cila akuzohet se shërben për miliarderët Ruse që këta të fundit të fshehin llogaritë e tyre bankare.

Muajin që vjen vendet anëtare të G-8-s do të diskutojnë lidhur me evazionin fiskal dhe marrjen e masave dhe një aksioni të përbashkët për të luftuar këtë fenomen që sipas shumë ekspertëve ka kontribuar për krizën ekonomike botërore.

From → Bota, Europa

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: