Skip to content

Historia e Bosnjës përlot Angelina Jolie

May 22, 2013

Angelina Jolie është befasuar nga ajo që ka mësuar teksa luante në film, pohon se ky film e ka futur në mendime madje e ka bërë të qajë e reflektojë. “Në prag të fillimit të xhirimeve të filmit, shkova në shtëpi dhe fillova të qaja sepse m’u shfaq frika, dhe pse jam person që qaj shumë rrallë. Pamëshirshmëria e luftës në ish-Jugosllavinë për këdo mund të sjellë një gjendje prekëse dhe emocionale”, shprehet ajo.

“Sa më tepër lexoja për luftërat në Jugosllavi, aq më shumë turpërohesha nga vetja që kam ditur kaq shumë pak për atë që kishte ndodhur atje. Kur i mësova këto, fillova të mendoja”, ka thënë aktorja.

Ndërsa revoltën e saj aktorja e shpreh me këto fjalë: “Si është e mundur që njerëzit të jenë kaq të pamëshirshëm ndaj grave? Si është e mundur që njerëzit i vrasin fqinjët e tyre me të cilët kanë jetuar me vite?”

Këto ndjesi ajo i ka shprehur në gazetën britanike, për më tepër është shprehur se ndjen se nuk ka bërë aq sa duhet për drejtësinë dhe se nuk ka arritur të pasqyrojë në kuptimin e vërtetë atë që kanë përjetuar boshnjakët në luftë.

Filmi i aktores hollivudiane Angelina Jolie në të cilin serbët janë paraqitur si kriminelë, ndërsa myslimanët si viktima të pafajshme, për regjisoren nuk ka treguar sa duhet për atë që kanë përjetuar boshnjakët.

From → Show-biz

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: