Skip to content

NASA shpreson të krijojë ujë në Hënë

May 22, 2013

NASA ka lajmëruar misionin e ri përmes të cilit do të synoj të krijoj ujë në Hënë, duke zhvilluar një makinë hulumtuese e cila do të analizoj materialet në pjesët e ngrira të poleve të Hënës.
Hëna ka qenë gjithmonë temë e kuriozitetit të shkencëtarëve të NASA-së. Ndërsa tani, agjensia hapësirore do të ndërmarr hapa në krijimin e ujit në sipërfaqen e Hënës.

Misioni do të lansohet në nëntor të 2017. Sipas raportit të NASA, misioni do të zgjas një javë ndërkohë që thuhet se do të kushtoj rreth 250 milion dollarë.

Makina hulumtuese hënore do të punoj me energji solare. Gjatë kohës së ekslporimit, makina do të ketë dy ditë e gjysëm diell dhe dy ditë të tjera hije.

Në kohën e territ, pajisja do të pushoj së kërkuari hidrogjenin dhe mostrat tjera të mineraleve. Në 5 ditët tjera, makina do të shpoj një metër nën sipërfaqen e Hënës duke marrë mostra të mineraleve.

“Misioni primar do të jetë marrja e mostrave të akullit hënor mirëpo në të njejtën kohë ne do të provojmë të nxjerrim edhe oksigjen nga toka hënore.” – kanë njoftuar zyrtarët e NASA. NASA planifikon të bashkëpunoj me Agjensinë Hapësirore Kanadeze për këtë projekt.

From → Shkencë

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: