Skip to content

Truri i meshkujve më i madh se i femrave, por cili është më efikas

May 22, 2013

Madhësia e trurit të femrave është 8% më e vogël se e meshkujve, mirëpo kjo sipas një studimi të fundit s’do të thotë asgjë. Truri më i vogël nuk do të thotë domosdoshmërisht inteligjencë e vogël, apo perfomancë jo në nivelin e duhur. Përkundrazi, në rastin e trurit të femrave, do të thotë ekzaktësisht të kundërtën. Po, sepse një tru më i vogël rreth 8%, në krahasim me atë të meshkujve, korrensponson me paraqitje të barabarata dhe më shumë efiçencë.

Ka qenë një ekip shkencëtarësh, që kanë zbuluar se truri femëror është më efikas sesa ai mashkullor, megjithëse nis nga një diferencë përmasash që gjithsesi arrin ta kapërcejë sa më mirë.
Në studimin zbulohet edhe se në disa detyra, truri femëror është edhe më efikas sesa ai mashkullor: ky është rasti i arsyetimit induktiv, i aftësive matematike dhe i vlerësimit të një situate në evoluim. Nga ana tjetër, meshkujt kanë rezultuar më efiçentë në aftësinë hapësinore. Pastaj, truri femëror, është paksa më “ekologjik”, megjithëse në kushte efiçence të barabartë (apo edhe më të mirë), përdor më pak neurone dhe energji. Ky studim tregon se përsa i takon grave, dimensionet e trurit nuk kanë rëndësi në lidhje me inteligjencën. Kështu nuk mund të thuhet se kush ka trurin e vogël, nuk është inteligjent!

From → Shkencë

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: