Skip to content

Golashenuesit me te mire te vitit, renditje surprizuese

May 23, 2013

Golashenuesit me te mire te vitit, renditje surprizuese!

Sulmuesi i Real Madrid, portugezi Cristiano Ronaldo, ka ‘grabitur’ me pune te paqme vendin e pare per performancen  me te mire ne klasifikimin europian, duke rrezuar nga ky vend pikerisht Leo Messi-n. Eshte hera e pare qe nga viti 2009 qe CR7 ka mundur Messin ne nje klasifikim te tille.

Ne muajin prill, CR7 arriti te shenonte 7 gola ne 7 ndeshje te luajtura ne ChampionsLeague dhe La Liga dhe gjithashtu nga nje asist per secilen nga tre ndeshjet e luajtura ne shtepi. Portugezi ka arritur numrin mesatar prej 1 gol per ndeshje gjate 12 muajve te fundit (46 gola ne 46 takime) dhe 5.2 gjuajtje per gol per ndeshje.

Pavaresisht se e ka humbur drejtimin, Messi vazhdon te jete golashenuesi me i mire i 5 kampionateve me te medha te vitit 2013, duke shenuar 18 gola ne 13 ndeshje kampionati. Ai gjithashtu eshte ne krye te listes se asisteve, me 7 te tilla.

Vendi i trete ne kete klasifikim i takon lojtarit gjerman Thomas Mulles i Bayern Munich, i cili gjate 12 muajve te fundit ka qene perfshire ne 34 gola nga 38 ndeshje te luajtura ndermjet Bundesliga-s dhe Champions League.

Nje tjeter lojtar i shkelqyer eshte Lewandowski. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka luajtur rol te rendesishem per skuadren, duke e cuar ate ne finalen e Champions. Ai ka shenuar 4 gola kunder Real Madrid ne takimin e pare te gjysmefinales. Ai ka ngjitur 22 pozicione ne kete klasifikim ne dy muajt e fundit, dhe renditet i pesti. Qe nga muaji mars, ai ka shenuar 14 gola ne 13 ndeshje ne Champions  dhe kampionatin gjerman.

Sergio Ramos eshte shume prane listes se 10 me te mireve (eshte momentalisht ne vend te 11). Me kete arritje ai eshte bere mbrojtesi i pare qe rradhitet ne kete klasifikim.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: