Skip to content

Ja sa i kushtoi Mourinho Realit

May 23, 2013

Jose Mourinho i kushtoi Real Madrid plot 50 milionë euro neto për tre sezone. Trajneri portugez që u ul në stolin e skuadrës merenguese gjatë verës së vitit 2010, i shkaktoi jo pak dëme financiare arkës së shoqërisë së drejtuar nga Florentino Perez, i cili fillimisht pagoi klauzolën prej 10 milionë euro për ta shkëputur nga Interi, ndërsa i siguroi një kontratë me 12 milionë në sezon, ndërsa këtu shtojmë edhe bonueset për fitoren e kampionatit, Copa del Rey dhe Superkupës së Spanjës.

Por, dëmet që la pas tërmeti Mourinho nuk përfundojnë me kaq, sepse ka pasur pothuajse dorë të lirë në merkaton e skuadrës, duke u siguruar nga një çek të bardhë që Perez i premtoi.

Kështu, sipas përllogaritjeve, në sezonin e parë shpenzoi 74 milionë, në të dytin 55 dhe në të tretin 33.5 milionë euro. Mes emrave më të pafat në merkaton e zhvilluar nga Mourinho është turku Nuri Sahin i blerë 10 milionë euro, Coentrao i blerë 30 milionë, Carvalho 8 dhe Di Maria 25 milionë. Tre blerje të tjera që cilësohen si të dështuara edhe pse me kosto të ulët, janë; Altintop, Adebayor dhe Essien.

Bilance që padyshim kanë krijuar një gropë të madhe në financat e RealMadrid dhe me siguri që pasardhësi i portugezit nuk do ta ketë të lehtë për të menaxhuar një klub, i cili nuk ka ndërmend të shpenzojë pa kriter, aq më tepër që Spanja po kalon një nga periudhat më të këqija ekonomike të viteve të fundit.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: