Skip to content

Ngjyrat tona te preferuara, ja domethënia e tyre

May 23, 2013

Çdo ngjyre shkakton stimuj te ndryshem pamore, ndaj shpreh emocione te ndryshme.
Psikologjia e nje njeriu, qe eshte veshur me te bardha nuk eshte e njejte me ate qe ka parapelqyer te kuqen. Eksperimentet dhe studimet, qe jane bere per ndikimin e ngjyrave te njerezit jane te shumta. Eshte pare, per shembull, se njerezit qe jane te rrethuar nga ngjyra te gjalla dhe te ndritshme, gezojne clodhje me te mire fizike dhe mendore, sesa ata te rrethuar nga ngjyra te erreta.
Eksperimentet tregojne, gjithashtu, se ne mjediset e punes, punonjesit e kryejne me mire punen e tyre ne nje vend te ndritshem, me ngjyra te kendshme, se sa ne nje dhome te erret. Edhe vete njeriu zgjedh qe te vishet me ngjyra qe pershtaten me gjendjen e tij psikologjike. Per shembull, nje person qe vuan nga depresioni do te preferonte ngjyrat e erreta, ne krahasim me dike, i cili eshte ne gjendje te mire psikologjike e qe do te zgjidhte ngjyrat e gezuara.
E bardha
E bardha eshte ngjyra e drites, qe simbolizon pastertine. Personi, i cili zgjedh te bardhen, karakterizohet nga sinqeriteti, pafajesia dhe thjeshtesia ne shije. Njerezit, te cilet shmangin ngjyren e bardhe, karakterizohen nga realizmi dhe racionalizmi. Ata i njohin dhe i pranojne gabimet e tyre, por zakonisht nuk duan t’i korrigjojne ato.
E zeza
E zeza frymezon pasuri, respekt, elegance dhe ne disa raste edhe mister. Eshte e lidhur edhe me te mbajturit zi, me te panjohuren, vdekjen, depresionin dhe vetmine. E zeza eshte ne fakt mungesa e ngjyres. Teorikisht, kjo mungese e ngjyres mund t’i atribuohet mungeses se gezimit, gjallerise dhe jetes sociale. Mund te themi se njeriu, i cili preferon te zezen eshte serioz, meditues dhe nganjehere i fshehte.
Njerezit,te cilet nuk e duan te zezen, kerkojne pavaresine dhe lirine nga cdo varesi. Ata karakterizohen nga frika ndaj se panjohures.
E kuqja
E kuqja eshte “ngjyra e ngjyrave “. Ne disa gjuhe eshte sinonim i ‘ngjyrosjes’: apo edhe i se ‘bukures’ Ngjyra e kuqe ka hyre ne ndergjegjen tone si ngjyra e dashurise, ndoshta per shkak se shkencerisht eshte nje ngjyre qe stimulon shqisat dhe aktivizon qarkullimin e gjakut. Pra, ata qe zgjedhin te kuqen, karakterizohen nga pasioni, sensualiteti, energjia dhe spontaniteti. Por pertej pasionit, e kuqja eshte ngjyra me e forte dhe eshte e lidhur me forcen, agresivitetin, ambicien. Njerezit, te cilet e shmangin ate, zakonisht kane luhatje humori dhe jane egoiste. Nuk perjashtohet. gjithashtu, te kene edhe fobi, te cilat nuk kane gjetur ende forcen t’i perballojne.
E verdhe
Eshte ngjyra qe terheq me shume vemendjen. Perdoret ne fushat e reklamimit, ne tabela. Gjithashtu eshte ngjyra e diellit, elementi qe na jep jete. Ata qe tregojne nje preference per te verdhen, karakterizohen nga gjalleria dhe energjia, komunikimi, lumturia. Pelqejne argetimin dhe mireqenien. Ne disa teori te tjera, e verdha perfaqeson zili, semundje dhe rrezik. Ata qe e shmangin ate, shpesh, zhgenjehen lehte dhe perpiqen per te shpjeguar emocionet me logjiken.
Portokalli
Nuk eshte rastesi qe ngjyra portokalli ka marre emrin nga portokalli. Ne mendjet tona e lidhim kete ngjyre me lumturine dhe shendetin. Njerezit. te cilet e duan ngjyren portokalli, karakterizohen nga rehatia, bolleku, ngrohtesia, kembengulja, shoqerueshmeria dhe pavaresia. Ata qe nuk e pelqejne jane zakonisht tolerante ndaj njerezve te cilet i rrethojne, ndersa ata vete ka gjasa te jene emocionalisht ne presion.
E gjelber
Gjate Mesjetes, kjo ngjyre ishte e lidhur me te keqen dhe shpesh me vete djallin. Megjithate, gjate shekujve, e gjelbra u “shkeput” nga e keqja dhe u be sinonim i natyres, besimit dhe harmonise. Tifozet e se gjelbres jane te qete, shmangin konfliktet dhe duan rehatine, ngrohtesine dhe ekuilibrin. Njerezit, te cilet e shmangin ate, karakterizohen nga nje preference me e madhe per pavaresine, se sa per perkushtimin ndaj jetes familjare.
E kaltra
E kaltra eshte simboli i paqes, qetesise dhe endrrave. Njerezit, te cilet e duan kete ngjyre, karakterizohen nga qetesia, endrrat e bukura, perkushtimi, organizimi, nostalgjia dhe sinqeriteti. Por, e kaltra e erret, ndoshta per shkak te afrimit me ngjyren e zeze, karakterizon nje njeri melankolik. Ata qe e shmangin, karakterizohen nga disiplina dhe parapelqimi per punet e veshtira. Jane te vendosur dhe nuk devijojne nga objektivat e tyre.
Ngjyra kafe
Eshte ngjyra e tokes, e bilancit dhe stabilitetit. Ata qe zgjedhin kete ngjyre zakonisht jane praktike, te balancuar dhe te thjeshte. Ata qe e shmangin jane aventuriere, te shqetesuar dhe karakterizohen nga mospelqimi i rutines.
Grija
Ndodhet mes te zezes dhe te bardhes dhe jep nje zgjidhje ‘diplomatike’. Ata qe e pelqejne karakterizohen nga modestia dhe indiferenca.
Njerezit qe e shmangin preferojne ndershmerine dhe transparencen ne krahasim me diplomacine.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: