Skip to content

Prifti: Meta ‘kali i Trojës’, do bashkohet sërish me Berishën

May 23, 2013
English: Ilir Meta Shqip: Ilir Meta

Ilir Meta

FIER- Deputeti Dritan Prifti, kandidat i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit, hapi sot fushatën elektorale në qytetin e Fierit. Prifti gjatë fjalës së tij lëshoi akuza të rënda ndaj krerëve të dy partive të mëdha, ndërkohë nuk kurseu sulmet ndaj ish-bashkëpunëtorit të tij Ilir Meta.
“Do kisha pasur dëshirë të kandidoja nga PS por zgjodhi si aleat Ilir Metën, pavarësisht se më premtonte 3 vjet për këtë gjë. Më kërkoi dhe PD për kandidat, por nuk pranova sepse unë jam për rotacionin politik dhe për largimin e Berishës nga pushteti. Nuk mund t’ia fal Sali Berishës 21 janarin, nuk mund ti fal Sali Berishës ndërhyrjen në organet e drejtësisë për të nxjerrë të pafajshëm Ilir Metën. Nuk mund ti fal faktin se familja e tij pasurohet cdo ditë ndërsa shqiptarët varfërohen cdo ditë. Unë jam për ndryshim dhe jam për ardhjen në opozitës në pushtet. Por, vëllezër dhe motra t’iu bëj një pyetje a vjen ndryshimi me Ilir Metën? Me vjen për të qeshur kur dëgjoj Ilir Metën ne ekrane dhe takimi se duhen ndryshim, cfarë ndryshimi ai ishte 4 vjen me Berishën. Me Ilir Metën nuk kam besim, ai i quajti protestuesit e 21 Janarit kokë palarë. Si mund të qeverisim me atë. Mua më vjen keq për drejtim që Rama i bën PS, por tani drejtim e ka marrë Ilir Meta, listat e PS i ka bërë Ilir Meta”, theksoi Prifti.

Prifti kritikoi krerët e dy partive më të mëdha Rama-Berisha për hartimin e listave të zgjedhjeve, ndërkohë që i fajësoi për situatën në të cilën ndodhet vendi duke i akuzuar se ata mbrojnë monopolet e njëri-tjetrit.

“Më vjen shumë keq kur pashë se me padrejtësi dhe intrigë Edi Rama largoi nga listat e Fierit Bert Cacin dhe Arjan Mucë ato meritonin të ishin në lista se janë ato deputetë që i kanë shërbyer Fierit. Të njëjtën gjë bëri dhe Sali Berisha. Ajo që po ndodh teatër i vërtet. PD dhe PS janë fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Cfarë nuk kanë thënë në fushata elektorale, por shihini njerëzit si jetojnë në fshatrat e Muzeqesë. Prandaj e kanë humbur të drejtën të kërkojnë besim se i kanë zhgënjyer në 21 vjet. PD dhe PS gjithmonë në marrëveshje me njëri-tjetrën. Ndodhi Gërdeci ja fali Rama-Berishës. Ndodhi 21 janari ja fali, bënë ndryshimet Kushtetuese dhe kemi më të keqen që ka Evropa. Ata do mbrojnë monopolet e njëri-tjetri”, deklaroi Prifti.

Duke komentuar deklaratat që pak ditë më parë Nasip Naço bëri në lidhje me kryeministrin e ri të vendit, Prifti paralajmëroi se kreut të opozitës po i përgatitet një ‘kurth’, teksa shtoi se Meta është “kali i Trojës” që do bashkohet sërish me Berishën pas 23 qershorit.

“Ky është kurthi që unë e kam paralajmëruar disa herë Edi Ramën. LSI është kali i Trojës brenda të majtës, sa të gënjejë shqiptarët të marrë votat dhe të shkojë me Sali Berishën. Ai do i kërkojë Edi Ramës të bëhet kryeministër dhe kur Rama ti thotë se kryeministri duhet të jetë nga forca më e madhe e së majtës do ikë tek Berisha. Ndaj mos u gënjeni nga paratë që ju jep Petrit Vasili, merreni votat, por mos i jepni votën” u shpreh Prifti.

Por, gjatë fjalës së tij para simpatizantëve, Dritan Prifti nuk harroi të kujtojë edhe njerëzit që ka ndihmuar ndër vite, njëri prej të cilëve ka qenë dhe kreu i PS-së Edi Rama.

“Ata njerëz që ndihmova nuk kishin votuar asnjëherë për mua, por për mua një njeri në hall nuk ka ngjyrë partie, i PS i PD apo kujdo qoftë një njeri në hall ka nevojë për ndihmë. Kam një mik në sallë, Ylli Fejzullahu. Jo vetëm unë kam bërë ndere, por dhe mua më kanë bërë ndere. Kur ishte fjalë për tu votuar këtu dhe për të fituar PS qarkun e Fierit, Ylli ishte këshilltar në komunën e Levanit, dhe njëherësh drejtor në Albpetrol. I thashë Yllit se më mori Edi Rama në 12:30 të natës dhe më thotë se ti ke ndikim në Fier dhe na ndihmo. Mora Yllin dhe ai më tha nuk diskutohet se do votojë për të zgjedhur anëtarin e qarkut të PS dhe e bëri realitet. Votoi dhe të nesërmen që e shkarkuan nga puna në Albpetrol dhe ka dy vjet që është i papunë,. Ka njerëz që bëjnë për miqësinë. Kam dhe një mik tjetër” kujtoi ndër te tjera Prifti.

Prifti nuk anashkaloi dhe programin e tij për 4 vitet që vijnë, ku në fokus të premtimeve ishin ndërtimi i autostradës së Muzeqesë, dhe projekti për bujqësinë dhe shërbimet sociale.  /ballkanweb

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: