Skip to content

Së shpejti Golf 7 R (VIDEO)

May 23, 2013

Fotografët spiunues kanë arritur të zënë Golf 7 R duke u testuar në prag të premierës së tij të mundshme zyrtare në panairin e automobilave në Frankfurt. Modeli i ri do të duhet të fitonte maskën e përparme më agresive, pragjet më të gjera dhe tuba të katërfishtë për hedhjen jashtë të gazrave.

Golf R i ri do të mund të zhvillonte madje 300 kuaj fuqi nëse spekulimet për motorin turbo 2.0-litra me 4-cilindra do të tregoheshin të vërteta. “Ëmbëlsira e veçantë” do ta ketë tërheqjen në të katër rrotat, dhe derisa Golf 6 R ka qenë për 150 kilogramë më i rëndë se Golf 6 GTI, R i gjeneratës së re do të jetë më i rëndë për 100 kilogramë se versioni i paraqitur kohë më parë GTI, transmeton portali shqipmedia.

Kjo veturë do ta ketë pezullimin sportiv, 19 apo 20-inç alu-fellne, frenat më cilësor dhe sistemin e përmirësuar “ESC” i cili mund të fiket e kjo gjë nuk është e mundur te GTI versioni.

Së bashku me tërë këto pajisje, Golf 7 R me lehtësi do të arrijë shpejtësinë prej 100 km/h për më pak se 6 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale me siguri në mënyrë elektronike do t’i kufizohet në 250 km/h. Pritet që çmimi i njëveture të këtillë kur të paraqitet në treg të sillet rreth 35.000 euro. /albeu

Ndiqni pamjet : KETU 

 

Advertisements

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: