Skip to content

Tmerr në Londër, një person masakrohet me hanxhar

May 23, 2013

Tmerr në Londër, një person masakrohet me hanxharLONDËR – Tmerr dhe panik në jug të Londrës, kur një burrë u masakrua me hanxhar në mes të rrugës, ndërsa policia qëlloi dy të dyshuarit e vrasjes.

Policia beson se bëhet fjalë për një sulm islamik të motivuar politikisht. Sipas informacioneve dhe dëshmive, agresorët bërtisnin “Allahu Ekber”, ndërsa godisnin viktimën me hanxhar. Madje sipas dëshmitarëve ata i kërkuan kalimtarëve t’i fotografonin.

Ndërkohë, pak minuta pasi kishin masakruar viktimën e tyre policia qëlloi kundër dy agresorëve, të cilët u dërguan më pas në spital. Besohet se burri i vrarë prej dy agresorëve është një ushtar që shërben në kazermën Artileria Mbreterore që ndodhet rreth 300 metra larg vendit të krimit.

Sipas policisë dyshohet të jetë një akt terrorist, të cilin dy agresorët madje tentuan ta filmonin. Kryeministri Devid Kameron e përshkroi aktin tepër shokues, ndërsa i ka kërkuar ministres së Brendshme Theresa May, të drejtojë një mbledhje të Komitetit Ndërqeveritar të krizave, Kobra. Kameron e cilësoi një akt terrorist, duke premtuar se nuk do të përkulen ndaj këtyre lloj atentateve. Një episod barbar, e ka cilësuar përgjegjësi i shërbimeve të sigurisë britanike, i cili i ka raportuar ministres së Brendshme.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: