Skip to content

De Biazi si “Tifozat e Kuq e Zi”: Unë Besoj!

May 24, 2013

De Biazi si "Tifozat e Kuq e Zi": Unë Besoj!Unë Besoj! Shqipëria në Botëror”. Ky është slogani i grupimit “Tifozat e Kuq e Zi”, por që së fundmi i është bashkuar edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi. Ashtu siç tifozët e kanë shprehur në rrjetet sociale dhe jo vetëm, edhe tekniku italian dy ditët e fundit, në rrjetin social “Facebook” i ka mëshuar këtij slogani, madje duke e shkruar edhe në italisht (Io credo!) dhe anglisht (I believe!). Ndonëse të paktë në numër, kuqezinjtë kanë nisur tashmë stërvitjen për ndeshjen kundër Norvegjisë, edhe pse data zyrtare e grumbullimit është më 29 maj, ku mbi 80% e futbollistëve do të jenë në Durrës, ndërsa pjesa e fundit pritet të vijë më 3 qershor.
RINOVIMI
E gjithë vëmendja tashmë është fokusuar vetëm në një ndeshje, që për shqiptarët duket si një finale. Pak a shumë i të njëjtit mendim është edhe trajneri Xhani De Biazi, i cili kur e pyet për rinovimin me ekipin shqiptar, të cilën e ka deklaruar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në dy studio televizive (të dielën dhe të hënën), tekniku italian përgjigjet: “Rinovimi im… është ndeshja e 7 qershorit me Norvegjinë”. Nuk është përgjigje diplomatike, por e drejtpërdrejtë, duke lënë të nënkuptohet se rezultati i ndeshjes eliminatore me Norvegjinë më 7 qershor do të thotë shumë edhe De Biazin. Njëkohësisht, me këtë trajneri italian do të thotë që më shumë e rëndësishme është sfida me nordikët sesa rinovimi ose jo i tij me Kombëtaren shqiptare.
NORVEGJIA
Që ndeshja me Norvegjinë është kyçe për Shqipërinë, mjafton të shohim situatën në Grupin E, ku kombëtarja jonë renditet e dyta së bashku me Islandën, 2 pikë para pikërisht ndaj norvegjezëve. Shqetësimi i vetëm kanë qenë mungesat e shumta, pasi mungojnë disa nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit tonë përfaqësues, si Cana, Lila dhe Roshi të skualifikuar nga kartonët dhe Meha, Kukeli dhe Curri që janë të dëmtuar. Jo më kot trajneri De Biazi ka ftuar 6 futbollistë të rinj, që për herë të parë grumbullohen me kombëtaren. Jurgen Gjasula, Azdren Llullaku, Amir Abrashi, Ergys Kaçe, Vullnet Basha dhe Ilir Berisha pritet të zëvendësojnë pikërisht mungesat e mësipërme. Mbetet për t’u parë sesa të aftë do të jenë lojtarët e grumbulluar për herë të parë për të zëvendësuar lojtarët më me eksperiencë, kur kemi parasysh edhe moshën e re të emrave të rinj. Gjithsesi, ka optimizëm, si në radhët e tifozëve, ashtu edhe në radhët e futbollistëve. Trajneri De Biazi ka kërkuar që këtë optimizëm të mos e kthejmë në eufori…

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: