Skip to content

Dhjetë gjëra që nuk dimë për meshkujt, mësojini para se të martoheni

May 24, 2013

Bëhet fjalë për disa detaje që nuk i njohim, por që duhet në të vëtetë, sidomos kur je gati duke u martuar. Edhe burrat tanë kanë sekretet dhe fiksimet e tyre. Dëshironi t’i njihni më mirë? Lexoni atëherë.

Pëlqejnë të ndihen të pazëvendësueshëm : Ne gratë kemi zakon të bëjmë si shpëtimtare: “Unë do të shpëtoj, do të bëj një burrë më të mirë”, por ja që burrat dëshirojnë të ndihen heronj. Heroi që shpëton princeshën, nga një situatë e vështirë apo nga ndonjë rrezik, qoftë kjo një gomë e shpuar apo kapaku i shishes së salcës që mezi hapet. Nëse mund të na mbrojnë ose të zgjidhin diçka për ne, e bëjnë me shumë kënaqësi sepse kjo i bën të ndihen më të nevojshëm dhe të rëndësishëm.

Pasionet para së gjithash : Ok, ne duhet të jemi pasioni i tyre i parë dhe i vetëm. Dhe kështu është, na duan vërtetë shumë. Por kur luan skuadra e tyre e zemrës, ata nuk ndodhen më në këtë planet, për askënd. Gjen belanë po i shqetësove apo po kalove para televizorit në ato momente. Është e kotë të varësh turinjtë, ata nuk do të na kuptojnë kurrë ose më keq akoma as që e vënë re se je mërzitur. Atëherë më mirë të biesh në kompromis. Gjatë orëve që ata janë para televizorit, ti shko tako mikeshat e tua.

Nuk mund të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht : Është provuar shkencërisht se burrat bëjnë shumë mirë vetëm një gjë. Provoni t’u flisni atyre ndërsa po bëjnë diçka, ose t’u kërkoni që ata të flasin ndërsa bëjnë diçka. E kotë, nuk munden. Por kështu duhet të jetë, burrat duhet të jenë të fortë fizikisht për të mbrojtur familjen, ndërsa gratë duhet të kenë më shumë aftësi organizative. Prandaj mos u mërzitni nëse nuk kujton asgjë nga ato që i keni thënë dhjetë minuta më parë. Nuk e bën kastile, thjesht nuk po ju dëgjonte.

Mami është gjithmonë mami : Edhe pse provon të emancipohet të bredhë pas fundeve të grave të tjera, ai sërish nuk mund t’i rezistojë thirrjes së mamit të tij. Gjithnjë do të keni krahasime mes jush dhe mamasë, si i lan mamaja këmishat, si i hekuros, si gatuan mamaja, si fliste mamaja dhe si flisni ju, e kështu me radhë. Ç’të bësh në të tilla raste? Të dorëzoheni? Kurrë! Por mund të bëheni mikesha të “armikut”, ta bëni aleate në raste grindjesh me bashkëshortin.

Preferojnë gjestet në vend të fjalëve : Ne flasim, flasim, flasim… Ata kanë faktet, dhe kjo është një meritë që duhet vlerësuar. Ndërsa ne humbasim në një det me fjalë, burrat na e tregojnë dashurinë duke na sjellë qoftë edhe thjesht një trëndafil, ose duke larë pjatat për ne. Gjeste të vogla për shumë të mëdha, që shpesh i nënvlerësojmë, por që janë një dëshmi e vërtetë dashurie. Prandaj kur të vësh re diçka të tillë herës tjetër, përqafojeni dhe tregojini dhe ju sa shumë e doni.

Janë narçizitë dhe vanitozë : Se sa shumë pëlqejnë të rrinë para pasqyrës, ne vetëm mund ta imagjinojmë. Meshkujt janë vanitozë, e tregojnë studimet e fundit. Gjithnjë e më shumë meshkuj po i drejtohen estetikës për depilime të ndryshme, pastrime të fytyrës e madje prenotojnë parukieren më shpesh se gratë. Duan të duken bukur dhe të rregullt gjithmonë, të dëshirueshëm për zonjën e tyre. Prandaj ndonjëherë i thoni se është i bukur, bëjini qjefin, mos bëni kështu dhe ju.

Janë konkurrues : Për çdo gjë, burrat duhet të bëjnë garë mes tyre për të treguar se cili është më i forti dhe më i miri mes tyre. Në punë, në sport, shpesh edhe në çift. Pjesa më e madhe e burrave ka nevojë për këtë garë për t’u ndjerë i stimuluar dhe për të dhënë më të mirën nga vetja.

Nëse dashurohen, është përgjithmonë : E megjithatë pasioni duhet kultivuar. Shpesh kur burrat e gjejnë dashurinë e vërtetë, janë besnikë dhe të devotshëm, bashkëshortë model! Por nuk duhet ti lini pas dore dhe nuk duhet të injoroni pasionin mes jush. Burrat janë si kafshëza të vogla, kanë nevojë për përkëdheli dhe përkujdesje të vazhdueshme dhe duhet të ndihen në qendër të vëmendjes dhe të dëshirave tuaja.

Janë shtëpiakë të shkëlqyer : Është e vërtetë, burrat bëjnë punë shtëpie dhe ndonjëherë i bëjnë më mirë se ne. Nëse vendosin se shtëpia duhet të shkëlqejë, i kushtohen asaj me mish e me shpirt.

Qajnë, edhe pse shpesh në fshehtësi : U pëlqen të duken burra të vërtetë, me zemrën gur dhe që nuk kanë asnjëherë frikë, sepse natyra dhe shoqëria ua imponon këtë rol. Por edhe ata mallëngjehen, aq sa edhe qajnë. Qajnë kur u lindin fëmijët, u vjen për të qarë edhe kur bëjnë betimet e martesës, kur fëmija u reciton vjershëzën e parë, por mund të qajnë edhe kur ju kujdeseni për të nëse ka ndonjë grip të rëndë. Vëzhgojini mirë, ndoshta janë të ashpër, por janë të dashurit tanë, ata që duam dhe kemi zgjedhur për jetën. E megjithë defektet dhe fiksimet e tyre, ne nuk mund të bëjmë dot pa ta.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: