Skip to content

Dobësim duke ngrënë, ushqimet që ju ndihmojnë të humbni dhjamin

May 24, 2013

Sa herë që trokasin rrezet e para të pranverës, gjëja e parë që na vjen ndërmend është plazhi dhe pushimet, ndërsa lidhur me to pashmangshmërisht vijnë edhe dietat përkatëse.

Ekspertët e dietologjisë kanë renditur disa ushqime, nëpërmjet të cilave njerëzit mund të hanë dhe të bien në peshë.

Sjellim një listë të këtyre ushqimeve, që ndihmojnë në shfryrjen e barkut, ushqyerje të shëndetshme dhe në fund dobësim.

Molla : Molla kryesisht ajo jeshile është e ushqyeshme, por përmban fibra ushqimore që stimulojnë tretjen dhe eliminimin e yndyrës.

Kungujt : Tashmë që gjenden gjerësisht në treg, kungujt mund të hahen fare mirë pasi kanë pak kalori, kanë vitaminë C, ndihmojnë në tretje, duke stimuluar funksionimin më të mirë të sistemit nervor dhe atij imunitar.

Çaji jeshil : Është i njohur gjerësisht për eliminimin e yndyrnave në trup, si dhe për lehtësimin e tretjes. Një tjetër veti e tij është shmangia e plakjes së lëkurës dhe evitimi i rreziqeve kardiovaskulare.

Specat : Është një ushqim që e përdorim gjerësisht dhe nëse do dinim vetitë e saj dobësuese do e përdornim edh më shumë. Speca përveçse ka fare pak kalori, është antioksidues shumë i mirë, i pasur me vitaminat C dhe E. Ajo shmang praninë e sheqerit dhe dhjamit si dhe përmirëson daljen jashtë.

Brokoli : Është një perim i shijshëm i pasur me fibra dhe që stimulon tretjen dhe jashtëqitjen. Për shkak të vështirësisë së tij për tu tretur, stimulohet djegia e dhjamit.

Limoni : E kush tjetër veç mbretit të tavolinës do të shërbente fare mirë për dobësim dhe shkrirjen e dhjamit. Rekomandohet që të konsumohet çdo ditë, si në sallatë, në supë dhe në variante të tjera.

From → Lifestyle

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: