Skip to content

Hani akullore që të jeni në qejf

May 24, 2013

Nuk e dinit? Akullorja është një ushqim, i cili ngjall shumë emocione pozitive brenda nesh. Madje, na ngre humorin dhe na sjell buzëqeshjen.

E kjo, pavarësisht nga fakti se ky është një produkt industrial (i mbështjellë), apo i prodhuar në mënyrë natyrale dhe i servirur me kausha.

Sipas ekspertëve italianë të gastronomisë, një efekt të tillë të saj e jep pikërisht kokrrizimi i akullit në grimca të vogla, të cilat të japin një ndjesi të këndshme kur i përtyp. Shoqëruar edhe me efektet qetësuese të përbërësve që përmbahen brenda saj, si qumështi apo sheqernat e ndryshme.

Duke qenë se krijon një kontrast të beftë dhe të menjëhershëm mes të nxehtit dhe të ftohtit, ajo ka aftësinë të krijojë në trurin tonë efekte të ndryshimit të gjendjes sonë shpirtërore. Kuptohet, pozitive.

Ndërkaq, sipas shifrave që referon Instituti Italian i Akullores, janë 25 milionë njerëz të cilët, në mes të qershorit dhe shtatorit, hanë akullore 2-3 herë në javë. Ndërsa 10 milionë të tjerë, janë përdorues të përditshëm të tyre.

Në fund, studiuesit italianë, pohojnë se akullorja është një ushqim shumë i mirë, sidomos për ata që janë me dietë dhe përmban përfitime shëndetësore të shumta.

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: