Skip to content

PD, Bogdani thirrje Ramës: Voto 3 ligjet

May 24, 2013

PD, Bogdani thirrje Ramës: Voto 3 ligjetTIRANE- Partia Demokratike përsëriti sot thirrjen për kreun e PS-së, Edi Rama, që të votojë tre ligjet që po mbajnë peng marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë për në BE.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, deputeti demokrat Gerti Bogdani tha se “shqiptarët për 224 ditë kanë dëgjuar mashtrime dhe justifikime absurde të njëpasnjëshme nga lideri socialist për të mos votuar tre ligjet, ndërkohë që Kryeministri Berisha është shprehur gjithmonë, pas çdo justifikimi dhe kundërshtimi, i gatishmëri qe t’i votojë ato në çdo ditë që Rama vendos të heqë dorë nga bllokimi i tyre për qëllime personale”.

Sipas Partisë Demokratike, “është fare e qartë që për Ramën dëmtimi i interesit të vendit dhe të shqiptarëve nuk ka asnjë rëndësi para delirit të tij të bllokimit për interesa personale.”

“Ndryshe nga Rama, për Berishën dhe Partinë Demokratike, shqiptarët dhe Shqipëria janë të parët, ndaj, edhe njëherë, ashtu si 224 ditë me radhë, duke i bërë apel të përsëritur Edi Ramës, e ftojmë të sjellë në parlament deputetët e tij ditën që do të caktohet për votimin e tre ligjeve si dhe të votojë amnistinë që bllokoi njësoj si tre ligjet”, – thuhet më tej në deklaratën e Partisë Demokratike.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: