Skip to content

Britani, arrestohen 2 pasagjerë të një avioni pakistanez

May 25, 2013

Britani, arrestohen 2 pasagjerë të një avioni pakistanezLONDËR – Dy pasagjerë të një avioni të linjës “PK 709” të shoqërisë ajrore “Pakistan International Airlines”, që u ul sot në aeroportin ”Stansted” në Londër, u arrestuan, njoftoi policia e Essex.

“Policët u ngjitën në bordin e avionit dhe arrestuan dy persona të dyshuar për rrezikimin e avionit”, deklaroi një zëdhënës i policisë vendase.

Sipas tij, incidenti nuk ka shkaktuar të plagosur.

Policia njoftoi pak më parë se dy avionë luftarakë shoqëruan një avion pasagjerësh të një linje ajrore pakistaneze që duhej të ulej në Manchester dhe u drejtua për në aeroportin ”Stansted” në Londër.

Një incident ka ndodhur në bordin e avionit të pasagjerëve që po shoqërohej nga dy xhetët luftarakë britanikë mbi qiellin e Manchesterit, njoftuan burime policore pa dhënë hollësi të tjera mbi dinamikën e incidentit.

Burimet po ashtu theksuan se në bordin e avionit pakistanez ndodheshin rreth 297 pasagjerë.

Advertisements

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: