Skip to content

Kennedy admironte Hitlerin

May 25, 2013

Kennedy admironte Hitlerin

Ish-presidenti i SHBA-ve, John Kennedy

Një libër i sapobotuar në Gjermani pretendon se tregon për herë të parë një të vërtetë shumë të sikletshme historike, atë që ish-Presidenti Amerikan, John Kennedy ishte një admirues i fshehtë i nazistëve. 

Publikimi i librit vjen në një moment aspak të përshtatshëm për administratën amerikane, pasi presidenti Obama do të vizitojë Berlinin në muajin qershor, në 50-vjetorin e fjalimit të famshëm të Kennedy, i cili në vitin 1963 shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e SHBA-ve për berlinezët, me frazën tashmë historike “ich bin ein Berliner” (unë jam një berlinez).

Megjithatë, gjatë rinisë, sipas një ditari të shkruar prej Kennedyt dhe disa mendimeve te shprehura gjatë udhëtimeve të tij, Kennedy shprehu disa herë admirimin e tij ndaj Adolf Hitlerit dhe Gjermanisë Naziste, përpara se të shpërthente Lufta e Dytë Botërore.

Në një prej këtyre kronikave të rikuperuara, Kennedy shkruan: “Fashizmi? Gjëja e duhur për Gjermaninë”, ndërsa në një pasazh tjetër, komenton: “Të këqijat e fashizmit nuk janë asgjë krahasuar me krimet e komunizmit”.

Libri publikon gjithashtu një shkrim të datës 21 gusht 1937, dy vjet përpara luftës që do t’i kushtonte jetën mbi 50 milionë njerëzve të kombësive të ndryshme, në të cilin Kennedy shpreh një admirim të qartë ndaj gjermanëve. “Gjermanët janë me të vërtetë të veçantë, janë njerëz që dinë se si të bashkohen dhe të mbrojnë veten e tyre”, lexohet në ditar.


Ditaret e Kennedyt (ne kete foto) shprehin admirimin per Hitlerin, sipas nje libri te sapopublikuar ne Gjermani

Ndërsa shpreh admirim për autostradat që Gjermania kishte ndërtuar, Kennedy, i cili vizitoi dy herë vendin në kohë paqe gjatë drejtimit të Hitlerit, shkruante se “shumë shpejt, bota do të lërë pas imazhin e urryer të Hitlerit dhe do t’i japë atij vendin e merituar, si një prej liderave më gjenialë të historisë”.

Në total, libri ka grumbulluar mbi 500 fakte, që mbështesin tezën se Kennedy ishte një admirues i madh i nazismit dhe kombit gjerman.

Me titullin “John F. Kennedy midis gjermanëve. Diari i udhëtimeve dhe letra të viteve 1937-45”, libri mund të blihet në internet në faqe si “Amazon” apo “Ebay”.

Megjithatë, disa historianë kanë vendosur menjëherë në dyshim vërtetësinë e librit, duke vlerësuar se faktet janë keqinterpretuar apo i mungon prova e autenticitetit të tyre.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: