Skip to content

Klopp: Po provojmë të ngjisim Everestin

May 25, 2013
Jurgen Klop beson. Trajneri i Borussia Dortmund është i ndërgjegjshëm për superioritetin e Bayern Munchen dhe për vështirësitë e të tijve për të arritur në finalen e Chempions League. Tani duhet edhe sforcoja e fundit, e kushtëzuar ndoshta dhe nga fati i mirë.

“Nuk do të jetë si finalja e vitit 1997 e fituar nga Borussia kundër Juventus, por jemi këtu të qartë dhe të bindur se mund të fitojmë. Do të duhet fat, por duam të vazhdojmë në këtë rrugë. Nuk mendoj se gjëja më e rëndësishmë është se cila është skuadra më e fortë. Kjo është ndeshja që mund të fitohet me vendimin e duhur në momentitn e duhur., Rastet e vogla mund ta venbdosin ndeshjen”, ka thënë tekniku i Borussia Dortmund.

Jurgen Klopp e di që ka në dorë kartat e duhura për të fituar ndeshjen, dhe armë të fortë të tijën edhe këtë herë ka atë të motivimit për grupin e djemve që ka në dispozicion, me ta do të arrijë majat më të larta.

“Ka nga ata që kanë provuar të ngjisin Everestin dhe ju është dashur të kthehen kur ishin dhjetë metra larg majës, por të paktën e ka provuar dhe ne deri më tani e kemi provuar dhe kemi vetëm këtë rast për ta bërë. Sot do të na duhet të japim gjithçka, përndryshe nuk do të kemi as mundësitë minimale për t’ia dalë”, është shprehur Klopp.

Në fund Klopp bën një tjetër tentativë për të rritur presionin ndaj kundërshtarit.

“Në Wembley do të sfidohen dy skuadra të mëdha. Nuk e di nëse kjo do të jetë finalja ime e vetme, por me siguri që është vendi perfekt për të luajtur kundër kundërshtarit perfekt”.

Advertisements

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: