Skip to content

Suedi, nata e gjashtë në flakë

May 25, 2013

Suedi, nata e gjashtë në flakëSuedia ka kaluar natën e gjashtë të protestave në kryeqytetin Stokholm, pavarësisht përforcimeve të dërguara atje për policinë. 

Djegia e makinave në periferitë e varfëra të banuara kryesisht nga emigrantë ka karakterizuar protestën, që gjithësesi nu ka qenë serioze si në ditët më parë.

Gjithashtu, të premten protestat janë zgjeruar për herë të parë përtej kryeqytetit, me të rinj që u kanë vënë flakën automjeteve dhe ndërtesave në dy qytete.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të shmangin zonat ku janë verifikuar probleme.

Foreign Office ka këshilluar britanikët që të shmangin grumbullimet në periferitë Husbi, Hagstara, Ragsved dhe Skogas të Stokholmit, pavarësisht përforcimeve që janë dërguar.

Protestat filluan të dielën në lagjen Husbi, një zonë kjo e dominuar nga prania e emigrantëve, në veri-perëndim të kryeqytetit.

Besohet se ato u shkaktuan nga vdekja e një personi disa javë më parë, që u qëllua nga policia pasi kërcënoi se do t’i vriste agjentët me një hanxhar.

Ditën e premte, forcat e policisë së Stokholmit u përforcuan nga dërgimi i njësive të oficerëve të stërvitur nga qytetet Gotenburg dhe Malmo, të cilat kanë regjistruar gjithashtu protesta në vitet e fundit.

Të afërmit dhe krerët e komunitetit dolën gjithashtu në rrugë për të arsyetuar me protestuesit, ndërkohë që kryeministri Fredrik Reinfeldt mbajti një takim emergjent.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: