Skip to content

Të hash deri në vdekje

May 25, 2013

Të hash deri në vdekjeNjë nga burrat më të shëndoshë në botë ka vdekur në moshën 39-vjeçare dhe historia e tij u bë publike gjatë kësaj jave në një televizion amerikan. 405-kilogramëshi Ricky Naputi konsumonte 10 mijë kalori në ditë dhe ndërroi jetë si pasojë e obezitetit. 

Në pesë vitet e fundit ai ka jetuar në Guam (një ishull i Paqësorit) me bashkëshorten e tij që përkujdesej për çdo gjë që i duhej. 39-vjeçarit i ishte ofruar një operacion që do i shpëtonte jetën dhe një staf televiziv amerikan e ka ndjekur për tre vite radhazi për të dokumentuar betejën e tij për të humbur peshë në mënyrë që të ishte në gjendje të udhëtonte deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, Ricky ndërroi jetë në nëntor të vitit 2012, para se dokumentari të transmetohej për herë të parë në televizion. Historia e tij e dhimbshme u tregua këtë javë.

Ricky dhe Cheryl kishin 10 vite të martuar, por pesha e tij bënte që marrëdhënia e tyre të mos konsumohej kurrë. Edhe pse në të tilla kushte, bashkëshortja nuk e braktisi, por e kalonte ditën duke e ushqyer dhe larë.

“Është si të kujdesesh për një foshnje me përmasa shumë të mëdha”, thotë në dokumentar Cheryl. Ndërsa Ricky shpreh dëshirën e tij të madhe për të jetuar.

“Do të bëj gjithçka për të jetuar normalisht. Kam vite që nuk dal jashtë dhe dua të shoh botën përreth. Dua të ndjej diellin në fytyrë”, thonte Ricky.

From → Lifestyle

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: