Skip to content

Topalli në Shkodër: Kush mbështet PD, ua kemi shpërblyer besimin

May 25, 2013

Topalli në Shkodër: Kush mbështet PD, ua kemi shpërblyer besiminNë vijim të takimeve elektorale në qarkun e Shkodrës, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, sot zhvilloi një takim me banorët e Bajzës.

Në rrjetin social ‘Facebook’, Topalli bën të ditur se “ata gjithmonë mbështesin në rritje Partinë Demokratike, në të gjitha zgjedhjet dhe ne ua kemi shpërblyer besimin”.

Ajo shton se “më bën të ndihem mirë kur kaloj në rrugën e jashtëzakonshme deri në Hanin e Hotit. Është një rrugë e shkëlqyeshme që lidh dy vende, që është zhvillim, që ndihmon tregtinë, që ndihmon lëvizjen, që e bën jetën më të mirë, që ka krijuar vende pune, që ka krijuar paga për njerëzit që jetojnë këtu dhe kanë punuar për të bërë atë rrugë”.

Duke u ndalur në programin e PD-së, Topalli thotë se “në projektet që ne kemi parashikuar për katër vitet e ardhshme do të bëjmë një Shqipëri më të zhvilluar, një Shqipëri të integruar, një Shqipëri me shumë punësim, një Shqipëri me të ardhura më të larta, një Shqipëri me pensione më të larta, një Shqipëri me bujqësi më të zhvilluar, një Shqipëri me turizëm më të zhvilluar”.

Kryeparlamentarja deklaron se “dita e votimit do të jetë një ditë feste”, duke ftuar që “të votojmë për një Shqipëri të zhvilluar, të votojmë për një Shqipëri europiane.Të votojmë kundër bllokimit, kundër bojkotit dhe të ecim përpara”.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: