Skip to content

Turqia ndalon konsumimin e alkoolit, Erdogan “pini ajron”

May 25, 2013
Parlamenti turk ka miratuar ligjin i cili ndalon shitjen dhe reklamimin e alkoolit.
Partia islamike e cila qeverisë me Turqinë, thotë se ligji do të mbrojë popullin, veçanërisht të rinjtë nga efektet e dëmshme që shkakton konsumimi i alkoolit.

Kritikët thonë se kjo është një lëvizje e re për të imponuar një axhendë islamike në një vend sekular, edhe pse populli turk i takon fesë islame.

Ligji ndalon shitjen e alkoolit, nga ora 20:00 deri në orën 06:00, dhe ndalon edhe sponsorizimin e produkteve alkoolike.

“Pini ajron”
Sipas ligjit, imazhet e pijeve alkoolike do të duhet të mos paraqiten në televizione dhe të shqiptohen gjoba të rrepta për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Për të hyrë në fuqi, ligji duhet të nënshkruhet nga presidenti Abdullah Gul, i cili pritet që këtë ta bëjë shumë shpejtë.

Kryeministri Rexhep Taip Erdogan,i cili nuk pi alkool e as duhan, ka rekomanduar konsumim të ajronit në vend të alkoolit. Ai tha se ajroni si është pije kombëtare e Turqisë.

“Diageo Plc”, një prej distiluesve më të mëdhenj të alkoolit të përdorur për pijet alkoolike shprehu shqetësim mbi legjislacionin.

Në vitin 2011, Diageo bleu prodhuesin më të madh të rakisë turke për 2,1 miliardë dollarë.

Në një komunikatë, kompania shprehu zhgënjimin e saj të thellë për këtë legjislacion, duke thënë se nisma të tilla do të dekurajojnë investimet e ardhshme të jashtme.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: