Skip to content

Berisha: Rama gënjen për rrugët

May 26, 2013

 

Partia Demokratike mbajti në Pallatin e Kongreseve në Tiranë konventën e saj ku shpalosi programin e saj me të cilin kërkon një mandat të tretë qeverisës. 

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha preku arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, sistemin fiskal dhe reformat e ndërmarra nga qeveria e tij në këto sektore.

“Sot dhjetra-mijëra shqiptarë diplomohen në universitetet e Europës dhe botës. Arsimi dhe dija është pasioni i madh i rinisë shqiptare, ndaj ne qendrojmë të vendosur të bëjmë gjithcka për shkollimin më të mirë, më cilësor të shqiptarëve në të gjithë nivelet. Gara e dijes është gara e të gjitha garave

dhe shqiptarët do ta fitojnë. Kemi rikonstruktuar dhe ndërtuar 1300 shkolla dhe do ndërtojmë e rindërtojmë cdo shkollë tjetër. Vetëm në pak vite, ne ndërtuam në këtë vend, në këtë tokë, mbi 11 mijë km rrugë në të katërta anët e Shqipërisë”, tha Berisha.

Më tej, kryeministri sulmoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama se gënjen shqiptarët kur përmend shifrat për rrugët e ndërtuara.

“Ti shok në autobus dua të të them dy fjalë: Në Shkodër u the shkodranëve që janë ndërtuar gjithsej 600 kilometra rrugë, po kur Shkodra u tall me ty dhe t’u përgjigj që nga Ura e Drinit në Fierz, nga Vermoshi, në Pukë vetëm në këtë qark janë ndërtuar qindra kilometra rrugë, nga autobusi yt shpike shifrën tjetër, 1500 km rrugë. Mjeran, i shkretë, i padijshëm asgjë nga punët shtetërore. Ke qenë kryetar bashkie o piktor i dështuar, e ke lënë qytetin me 250 kilometra rrugë dhe rrugica të paasfaltuara, por mësoje këtu, njeri i shkretë, i varfër i mjerë në ide se cdo rrugë ndërtohet me një projekt, se cdo rrugë ndërtohet mbi një preventiv dhe cdo preventiv votohet me një financim dhe se vetëm Fondi Shqiptar i Zhvillimit me 320 mln dollarë ka ndërtuar km për km 1520 km rrugë. Ti vuan nga rrugofobia. Mendova të të ftoj nja 2-3 herë për të inauguruar së bashku rrugët, por s’është ky ilaçi, ilaçin e ke gjetur vetë, ai është autobusi. Ti vazhdo qendro në autobus, ne do të të bëjmë rrugët”, tha Berisha.

Berisha premtoi se në katër vitet e ardhshme do të tërheqë investitorët më të fuqishëm të huaj.

“Me politikat fiskale do bëjmë Shqipërinë vendin më tërheqës për investitorët e huaj në rajon dhe më gjerë. Në katër vitet që vijnë do sjellim në Shqipëri gjigantët e hi-tech dhe të prodhimit të automobilave me politikën fiskale për 5 vjet zero taksa”, tha ai.

Topalli: 250 mijë vende pune mandatin e ardhshëm

Në fjalën e saj, kryetarja e Kuvendit dhe njëkohësisht nën.kryetare e PD-së, Jozefina Topalli renditi reformat e ndërmarra nga kjo qeveri, që sipas saj, afruan integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Ne nisëm procesin e anëtarësimit në BE dhe kemi përmbushur të gjitha kërkesat për integrimin, me përjashtim të 3 ligjeve për të cilat duheshin vetëm 3 sekonda dhe vendi merrte statusin e vendit kandidat. Asgjë nuk do të sjellë më shumë përfitime për Shqipërinë se sa futja në BE., vetëm marrja e statusit kandidat do sillte qindra milionë euro investime”, tha zonja Topalli.

Më tej kryetarja e Kuvendit renditi disa nga investimet kryesore të kësaj mazhorance në këto 8 vite qeverisje. Ajo u ndal tek bujqësia, turizmi dhe biznesi.

“Ne kemi investuar për fermerët rreth 48 mijë projekte në bujqësi. Ne do rrisim punësimin. Rritëm bizneset duke i favorizuar ato. Zhvilluam industrinë e përpunimit dhe industrinë e turizmit”, tha ajo.

Duke u ndalur më pas tek situata ekonomike në vend, zonja Topalli përmendi disa vlerësime të institucioneve ndërkombëtare. Sipas saj, Shqipëria është i vetmi vend ballkanik që vitin që kaloi pati rënie të papunësisë, ndërsa premtoi se PD në mandatin e ardhshëm do të hapë 250 mijë vende të reja pune.

“Banka Botërore na ka cilësuar si ekonominë me rritjen ekonomike më të larta në Europë. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që vitin që lamë pas pati rënie të papunësisë. Por ne e dimë që kjo nuk mjafton, që vendi ka nevojë më shumë dhe ne do të bëjmë më shumë, dhe partia demokratike zotohet se në mandatin e ardhshëm do të krijojë 250 mijë vende pune”, tha Topalli.

From → Vendi

One Comment
  1. This post gives clear idea designed for the new people
    of blogging, that in fact how to do blogging and site-building.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: